top of page

Jorgo Goro blen naftën e fushatës, 125 milionë lekë tenderi pa garë

Kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, nuk iu ndahet tenderëve pa garë  edhe në kohë fushate. Sipas rregullave kryebashkiakët nuk duhet të firmosin kontrata tenderuese para zgjedhjeve, por Jorgo nuk do t’ia dijë për ligj, sepse atij i duhet naftë që të lëviz nëpër Himarë dhe të kërkojë votat në çdo shtëpi.

Ndërkohë në këto vite si kryebashkiak as zërin nuk ua ka dëgjuar as kushtet e jetesës nuk ua ka për qytetarëve.

Jorgo Goro ka firmosur më atë 19 prill kontratën për tenderin me objekt, “Blerje karburant për mjetet e bashkisë”, për të cilin ka lënë në dispozicion 125 milionë lekë. Përveç faktit se kontrata është zhvilluar në kohë zgjedhjesh, Jorgo Goro nuk ka marrë mundimin që këtë herë të  zbatojë ligjin. Por, si çdo tender tjetër edhe këtë e ka dhuruar pa garë fare, fituesit të përcaktuar nga ai.

Në dokumente tregohet se vetëm firma  “AZ Distribution” SHPK, në pronësi të Fatjon Mitës ka marrë pjesë në garë. Dhe në mungesë të konkurrencës, Jorgo Goro e ka shpallur menjëherë fituese.

Duke shkelur kështu një nga rregullat bazë të prokurimeve.

Ndërkohë, bie në sy fakti se kjo firmë ka paraqitur ofertë me vlerë sa 100% e fondit limit, 125 milionë lekë.  Por, edhe këtë rregull Jorgo e ka anashkaluar.

Madje këto dy pika kryesore të ligjit për prokurimet, Jorgo Goro i tejkalon në çdo kontratë që zhvillon, pasi kështu e ka më të lehtë të vjedh me miqtë e tij fondet e bashkisë.  Prandaj dhe tenderët e kësaj bashkie marrin gjithmonë “Flamurin e kuq” dhe për çdo flamur rreziku rritet, alarmi përhapet, por SPAK nuk e sheh e nuk e dëgjon.

Vlen të shtojmë se firma fituese AZ Distribution” SHPK po fiton terren në aferat për karburant. si  kjo firmë fitoi 58 milionë lekë për naftë nga Bashkia Këlcyrë. Edhe ky i fundit, njësoj si Goro siguroi naftë që të lëviz rehat në kohë fushate.  “AZ Distribution” SHPK i ka përfituar të dy tenderët në shkelje të ligjit, ndërsa faktet tregojnë se afera të tjera e presin.

Koha e fushatës është periudha kur të gjithë kryebashkiakët zgjohen dhe tentojnë të blejë vota duke ju dhënë lëmosh qytetarëve. Për këtë SPAK duhet të jetë në mbikëqyrje dhe vigjilent, por Prokuroria i ka para syve faktet, të dokumentuara dhe hesht.

bottom of page