top of page

“Ju shpëlaftë mortja”, Manjani-Pëllumbit: Ju sjell vërdallë një 80-vjeçar


Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tha në “Now” se mazhoranca po i bën reklamë Sali Berishës, duke thënë se të gjitha trazirat në parlament i bën ish-kryeministri.

Manjani tha se duke qenë se një plak 80 vjeç po sjell vërdallë mazhorancën, atëherë të gjithë të tjerët qenkan zero.


Manjani nuk i kurseu as “mallkimet” për socialistët, që sipas ish-ministrit nuk i bëjnë dot ballë një burri 80 vjeç.


“Më pëlqen argumenti i mazhorancës, që të gjitha këto në Parlament i bën Berisha. E po bravo i qoftë këtij Berishës, qenka kokrra e burrit, ne nuk e dinim që ishte kaq i fortë ky. Një burrë 80 vjeç, qenka kokrra e burrit.

Ju qenkeni një zero me xhufkë që një plak 80 vjeç po ju sjell vërdallë. Po i bëni reklamë atij, nuk e keni menduar mirë.


Mazhoranca ka në dorë ushtrinë, policinë, patronazhistët dhe i sjell vërdallë një plak 80 vjeç. Ju shpëlaftë mortja atëherë! Ju keni marrë përsipër problemet e Botës dhe po ju sjell vërdall plaku 80 vjeç”, tha Manjani, duke shpërthyer ndaj deputetit socialist Arben Pëllumbi.

bottom of page