top of page

Këlliçi ironizon: Kam mbështetjen e artistit më të madh…


Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka ironizuar me një video satirike propagandën e ngritur nga disa të ashtuquajtur VIP-a, të cilët, sipas tij, edhe pse nuk jetojnë në Tiranë, kanë dalë në krah të Erion Veliajt.


“Këta personazhe janë në listëpagesat e Bashkisë së Tiranës, por kjo nuk i ka penguar të shprehin mbështetjen e tyre.”, shprehet Këlliçi


Në videon e tij, Këlliçi shfaqet në krah të Michael Jackson.

Sigurisht nuk është këngëtari i famshëm, por është një moment ironie.

“Më i madhi, ai që të gjithë artistët duan t’i ngjajnë, në krahun tim. Faleminderit Michael Jackson,” shkruan Këlliçi.

bottom of page