top of page

Kërkoi pavlefshmëri të hetimeve, GJKKO rrëzon Fredi Belerin

  • Writer: Editor 1
    Editor 1
  • Oct 24, 2023
  • 1 min read

Gjykata e Posaçme rrezoi kërkesat paraprake të Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit për shpalljen e pavlefshme të akteve hetimore. GJKKO vlerësoi se kjo kërkesë ishte e pabazuar në ligj.

Pas këtij vendimi, avokatët e Belerit kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese.

Gjykata vendosi që këtë kërkesë ta paraqesin me shkrim në sekretarinë e gjykatës.

Tashmë po vijon shqyrtimi gjyqësor për çështjen Beleri. Ky i fundit nuk ishte i pranishëm në seancë.

Fredi Beleri dhe anëtari i shtabit të tij Pandeli Kokaveshi u arrestuan më 12 maj me akuzën e korrupsionit në zgjedhje.

Prokuroria e akuzon Belerin për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, duke pretenduar se ka provuar tej çdo dyshimi se ai i kishte ofruar një bashkëpunëtori të policisë 50 euro për çdo votë që mund të gjente në favor të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës.

Për të njëjtën vepër penale akuzohet edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi.

Comments


bottom of page