top of page

Kërkon betimin si kryebashkiak i Himarës, sot nis gjyqi ndaj Belerit

Sot është seanca e radhës së gjyqit ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit në GJKKO.

E pranishme në seancën e sotme është edhe ambasadorja greke, Konstantina Kamitsi.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.

Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin.

bottom of page