top of page

“Ka dyshime se ka kryer të tjera krime të rënda”, gazetarja: Dan Hutra vrasës gjakftohtë me…


Gazetarja Klodiana Lala ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë të shënuar pak ditë më parë në Kamëz, ku Dan Hutra vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera.

Ajo shpjegoi dinamikën që e çoi në zbulimin e lidhjeve mes tre ngjarjeve.

“Më një burrë e më tha nuk po të shoh të angazhua, i kërkova të dija ku qëndron problemi dhe më tha që të tre rastet mund ti ketë kryer i njëjti person. Më tha që Mariana kishte deklaruar se e kishte plagosur Dan Hutra. Ishin tre komisariate të ndryshme që po merreshin me ngjarjet.

Gjëja e parë që kam bërë ishte të drejtohesha drejt Traumës ku kam gjetur oficerët e vrasjeve, tentova të flas me të plagosurën, nga biseda me ta ajo ka identifikuar Dan Hutrën si autor. Atëherë edhe policia ma konfirmoi,. Ky ishte momenti që lidhja dy ngjarjet, pra me atë të Paskuqanit” tha Lala për “Kjo Javë”.

Lala ka treguar edhe detaje në lidhje me profilin psikologjik dhe sjelljen e tij brenda burgut.


“Fëmijë i rritur në një varfëri ekstreme, babai i tij është vrarë, një fëmijë i frustruar. Në 2003 tentoi të përdhunonte kunatën. Një vrasës gjakftohtë që ka një urrejtje të paparë për femrat. Vrau bashkëshorten dhe vuajti 16 vite burg. Vuan nga diabet, ka problematike, askush nuk mund ta pyeste për krimin e kryer sepse bëhej agresiv.

Ishte njeri i rregullt në qeli, ishte shumë strikt në pastrimin e saj dhe nëse dikush tjetër i prishte pak krevatin bëhet agresiv. Personazhe të tilla nuk flasin kur bëjnë të tilla krime.

Hutra tregoi madje se efektivët kur e arrestuan e kishin ndaluar të kryente edhe një krim tjetër. Vrasës gjakftohtë që gjithçka e ka menduar shumë mirë. Sot në seancë, fakti që gjykata mbylli dyert, policia ka dyshime se Dan Hutra mund të ketë kryer edhe krime të tjera të rënda për të cilat po vijojnë hetimet”, tha ajo ndër të tjera.


bottom of page