top of page

Kallëzimi për pronat e ushtrisë, Artur Meçollari shkon sërish në SPAK, pyetet për ndërtimet brenda


Meçollari pritet të merret sërish në pyetje dhe të japë shpjegime për denoncimin e bërë për pronat e ushtrisë.

TIRANË- Ish-zëvendëskomandanti i flotës detare Artur Meçollari ka mbërritur për të dytën herë në dyert e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Meçollari pritet të merret sërish në pyetje dhe të japë shpjegime për denoncimin e bërë për pronat e ushtrisë. Këtë herë, ai do të pyetet për kallëzimin e bërë për ndërtimet brenda bazës ushtarake të Shëngjinit.

Pak ditë më parë, u mor në pyetje edhe Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka. Në një prononcim për mediat, Xhaçka hodhi poshtë akuzat e ngritura dhe u shpreh se nuk ka pasur asnjë shkelje ligji. Denoncimet e bëra ajo i konsideroi shpifje dhe tha se përgjigjen do ta marrin në përfundim të hetimeve.

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka vendosur në sekuestro preventive bazën detare në Sarandë. Vendimi erdhi pas denoncimit të Artur Meçollarit për privatizimin e pronave të ushtrisë. Për këtë çështje ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, aktualisht deputet i PS-së, Bardhyl Kollçaku u paraqit në SPAK ku u mor në pyetje bashkë me Artur Meçollarin, denoncuesin e tij.

bottom of page