top of page

“Kam qenë në një burg me të”, familjarët e Qetsorit reagojnë pas deklaratës së Bledi Manes


Gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP”, Bledi Mane foli shpesh për eksperiencat e tij me burgun. Por një tjetër banor i futur pas Bledi Manes në “Big Brother Vip”, është përfolur se ka patur një eksperiencë me sa duket ‘të hidhur’ me burgun.

Qetsori duket se nuk e ka me shumë qef historinë e tij të arrestimit, ndërsa në shtëpi është shprehur, “Nuk jam çun burgu unë! “


Bledi Mane, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka treguar se ka qenë në një burg me Qetsorin, por me një ndryshim.


Me Qetsorin kam qenë në burg, por me një ndryshim të vogël. Unë shërbeja të biblioteka e burgut lart në kat të tretë, ndërsa Qetsori qëndronte gjatë gjithë kohës poshtë të gjirizet, te bodrumi aty ku zakonisht izolohen xhepistët dhe hajdutët e pusetave…”, ka shkruar Bledi Mane.


Në lidhje me këtë kanë reaguar edhe familjarët e fituesit të “Big Brother 2”, sërish me një postim në rrjetet sociale.

Në faqen e tij në Instagram, është publikuar një vërtetim nga Prokuroria e Vlorës, ku mes të tjerash thuhet se “nuk rezulton të ketë të regjistruar procedim penal në ngarkim të tij.”









bottom of page