top of page

Kandidoi për deputet me partinë e Tom Doshit, vritet me armë zjarri biznesmeni në Lezhë


Ardian Nikulaj, kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prill 2021, është qëlluar për vdekje me armë zjarri në një lokal në zonën e Shëngjinit. Mësohet se Nikulaj ka qenë në një restorant të zonës kur është qëlluar me armë zjarri e për pasojë ka ndërruar jetë.


Infrared.al mëson se 51 vjeçari ka qenë kandidat për deputet me Partinë Social-Demokrate të Tom Doshit, dy vite më parë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën e plazhit në Shëngjin, në ambientet e biznesit të tij “Coral Shëngjin”. Ai ishte baba i katër fëmijëve, ndërsa shkaqet e vrasjes së tij nuk bëhen ende me dije. Drejtori i Policisë së Lezhës dhe dy autoambulanca ndodhen në vendngjarje.


Dy persona të maskuar janë afruar pranë restorantit në pronësi të biznesmenit 51 vjeçar dhe kanë hapur zjarr. Plumbat kanë qenë fatal për Ardian Nikulaj, pasi ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Aktualisht, Ardian Nikulaj kandidonte për këshillin bashkiak të Lezhës. Ndërkohë, rapotohet se në vitin 2003, ky shtetas ka ndërruar mbiemrin, nga Marku në Nikulaj.

Shëngjin, Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri, në ambientet e lokalit të tij, shtetasi A. N. 50 vjeç, banues në Shëngjin. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.


Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes




bottom of page