top of page

Kapen mbi 32 mijë euro të padeklaruara në Morinë dhe Portin e Durrësit, procedohen dy persona


Shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në të gjitha pkk-të e vendit, bazuar në analizën e riskut, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, në hyrje të RSh-së, në PKK Morinë dhe në PKK Port Durrës, kanë konstatuar dhe goditur 2 raste të paligjshmërive në këtë fushë.


-Në PKK Morinë, si rezultat i kontrollit në vijën e dytë, shërbimet i gjetën shtetasit J. R. 58 vjeç, banues në Luksemburg, 20 000 euro të fshehura në automjetin që drejtonte, me qëllim mosdeklarimin. Ndaj këtij shtetasi nisi procedimi në gjendje të lirë, ndërsa shuma prej 20 000 eurosh u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


-Në PKK Port Durrës, shërbimet e Policisë gjetën në automjetin e shtetasit K. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, 12 205 euro të padeklaruara sipas kërkesave të ligjit. Ndaj 35-vjeçarit nisi procedimi në gjendje të lirë, ndërsa shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Materialet procedurale i kaluan prokurorive pranë gjykatave të rretheve gjyqësore Kukës dhe Durrës, për veprime të mëtejshme.



bottom of page