Kapet me 5 kg heroinë, arrestohet 36-vjeçari shqiptar
- Editor 1
- Oct 16, 2023
- 1 min read

Policia italiane arrestoi në Ravena një 36-vjeçar shqiptar, të cilit iu gjet në një çantë shpine, 9 pako me heroinë, me një peshë totale 5 kg.
Shqiptari u arrestua pranë pyllit në “Punta Marina”, ndërsa tentoi të shpëtonte nga anti-droga e cila e kishte në survejim prej disa kohësh.
Sipas raportimeve, me të pikasur agjentët shqiptari ka hedhur çantën e shpinës dhe ka vrapuar në një tentativë për ti shpëtuar arrestimit, por u kap pak minuta më pas.
Nga kontrolli i banesës ku jetonte 36-vjeçari u sekuestruan 13 mijë euro kesh, që dyshohet se ishte fitimi i aktivitetit të trafikut të drogës.
Comments