top of page

Karriera e “Barbit”: Erisa Xhixhos, “llokume” e pisllëqeve të të atit Pirro Xhixho me mafiozin Ilir Meta

Kjo është arsyeja, që Erisa Xhixho po ulërin me histeri kundër SPAK-ut, duke mbrojtur shefin e burgosur, sepse së pari po mbron të atin, që ka zhvatur shqiptarët bashkë me krye hajdutët Ilir Meta e Monika Kryemadhi…Pas arrestimit të Ilir Metës, Zv/presidentes së Partisë së Lirisë,  Erisa Xhixho, i ka ngelur barra e drejtimit të partisë, por ajo ka marrë përsipër dhe barrën e mbrojtjes, pastrimit të figurës e vjedhjeve të dy shefave të saj krye hajdutë: njeri në qeli e tjera detyrim paraqitje.

Me nervozizëm histerik, Erisa Xhixho po del nga 3-4 herë në ditë nëpër ekrane e bën deklarata në “FB”, duke sulmuar SPAK-un dhe duke u përbetuar, se Ilir Meta, Monika Kryemadhi e babai i saj Pirro Xhixho, janë të ndershëm e nuk kanë vjedhur asnjë qindarkë.

Duke mbrojtur pronarët e partisë, Erisa po mbron së pari babain e saj Pirro Xhixho, ish-Drejtor i Post-Telekomunikacioneve në ministri dhe Kryetar i Komunikimeve Elektronike; që sipas dosjes së SPAK, është një nga krerët e aferave korruptive e vjedhjeve që ka bërë çifti Meta-Kryemadhi.

Logjikisht, Pirro Xhixhon e mbron si çdo bijë që mbron babain e zhytur në punë të pista; e nëpërmjet karriesës së tij të siguruar me krime ekonomike-financiare, i ka krijuar Erisës jetë luksi, pasuri, biznese e karrierë politike, nëpërmjet pazareve me Ilir Metën.

Sipas vëzhgimit që ka bërë “Pamfleti” dhe referuar dosjes së SPAK, rezulton se karriera e “Barbi” Erisa Xhixhos si zv/Presidente e Partisë së Lirisë, si zv/ministre, deputete, pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë e burrin Drejtor Ilaçesh në Ministrinë e Shëndetësisë, janë “llokume” që ajo i ka marrë si shpërblime nga pazaret e babait Pirro Xhixho me Ilir Metën.

Gjatë viteve 1999-2017 kur Ilir Meta ishte ministër, zv/kryeministër, kryeministër e kryetar Kuvendi, Pirro Xhixho ishte emëruar prej tij, Drejtor i Përgjithshëm i Post-Telekomunikacioneve në ministri dhe Kryetar i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike.

Pasi vodhën 60 milionë USD nëpërmjet Telekomit Shtetëror, Pirro Xhixho u shkarkua në muajin shkurt 2004 dhe u çua për ndjekje penale, por dosja u mbyll nga prokuroria, ndërsa Ilir Meta që kishte marrë milionat nuk e braktisi, përkundrazi e shpëtoi nga burgu dhe i mori të bijën, Erisa Xhixho në LSI, të cilën në qershor 2005 e emëroi kryetare të LRI.

Në vitin 2007, megjithëse Erisa Xhixho ishte ende studente, Ilir Meta e caktoi këshilltare të Bashkisë të Tiranës deri në vitin 2009 kur e emëroi Zv/kryetare të LSI.

Në vitin 2011, Ilir Meta e kandidoi për Kryetare të Njësisë Bashkiake Nr. 5 në Tiranë, ndërsa më 28 prill 2024 e emëroi Zv/presidente të Partisë së Lirisë, periudhë kur babai i saj Pirro Xhixho, Ilir Meta e Monika Kryemadhi ishin marrë të pandehur nga SPAK.

Në vitet 2000-2003 e vitet 2009-2017, Ilir Meta organizoi vjedhjet më të mëdha të shqiptarëve nëpërmjet tarifave telefonike fikse Telekom e kompanive celulare, duke përdorur Kryetarin e Komunikimeve Elektronike, Pirro Xhixho.

Babai i Erisa Xhixhos, i mbështetur nga fuqia absolute e pushtetit të Ilir Metës, përdorte presionet me gjoba e heqje licence, duke detyruar kompanitë telefonike, që 60% të shtesës fiktive të çmimeve, ta dorëzonin te Ilir Meta e Monika Kryemadhi.

Përveç pozicioneve politike, parlamentare e akademike, të përfituara si shpërblim nga lidhjet e pista të babait të saj Pirro Xhixho me Ilir Metën, ajo ka hapur disa biznese, ka përfituar shumë pasuri të paluajtshme e mijëra Euro, ndërsa babai i saj ka fshehur pasuri të Ilir Metës.  

Kjo është arsyeja, që Erisa Xhixho bëri karrierë në politikë, ndërsa tani po ulërin kundër SPAK-ut, duke mbrojtur shefin e burgosur, sepse së pari, po mbron babain e saj, që u ka zhvatur miliona Euro shqiptarëve, bashkë me krye hajdutët Ilir Meta e Monika Kryemadhi


bottom of page