Prokuroria e Elbasanit në bashkëpunim me policinë ka nisur hetimet për ndotje të mjedisit ndaj kompanisë Kurum për shkak të zjarrit që nisi një ditë më parë dhe vijon akoma.Një ndotje katastrofike është shkaktuar në gjithë qytetin, por edhe zonën përreth.
E gjithë masa e skrapit e grumbulluar prej disa muajsh vazhdon të digjet prej orësh tashmë.
Ekipet e zjarrfikësve së bashku me gjithë mjetet që disponojnë janë ndodhur në vendngjarje që në orën 10 të mëngjesit të një dite më parë.
I gjithë zjarri mendohet se nisi si pasojë e materialeve të djegshme, bateri makinash, vajra dhe materiale të tjera të djegshme që në fillim lëshuan tym dhe më pas zjarri përfshiu gjithë masën e skrapit, duke e bërë të vështirë shuarjen e tij.
Ekspertët thonë që shuarja e zjarrit do të jetë e vështirë dhe mesa duket mund të vazhdojë edhe sot.