Në një situatë të sikletshme është gjendur mbrëme Keisi, pasi gjatë “prime” të Big Brother me anë të një klipi u zbulua se kishte qenë në një lidhje me Lorencin.
Keisi nuk e ka pritur aspak mirë këtë, pasi është parë duke qarë në një bisedë me Luizin.
Ajo është shprehur se nuk ka qenë në një lidhje me Lorencin, por thjesht në një njohje dhe nuk ka dashur aspak që kjo gjë të bëhet publike.
Pjesë nga biseda:
Luizi: Nuk e ka bërë për të të dëmtuar lojën ty
Keisi: Nuk e kam për atë
Luizi: Po për ça? Për faktin se me demek po të del nami që ke qenë e lidhur?
Keisi: Nuk kam qenë e lidhur, kemi patur njohjen tonë, ça lidhje ka se kemi një jetë aty jashtë po në momentin që ti futesh brenda unë dal shumë shëmtuar. Nuk do doja të hapej fare si temë. Nuk kam pasur dëshirë.
Luizi i tha se Lorenci nuk e ka bërë për të ulur atë.
Keisi: E kuptoj, po ta kishte menduar. Nga ana tjetër Lorenci po qëndronte i mërzitur dhe i vetmuar në dhomën e grimit.