top of page

KKT jep leje të shumta për hotele e resorte në Jug, hotele për turizëm shëndetësor, zgjerim i Green Coast

Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) ka shqyrtuar në mbledhjen e fundit një sërë lejesh zhvillimi e ndërtimi, ku bien në sy projektet e shumta për hotele e resorte kryesisht në zonën e Durrësit dhe në Jug të vendit.

Pas rritjes së turizmit vitet e fundit ka interes nga zhvilluesit për projekte jo vetëm në bregdet por edhe për turizëm mjekësor.

Ky i fundit po nxit edhe ndërtimin e hoteleve në funksion të personave që vijnë në vend për kryerjen e shërbimeve dentare, estetike, mjekësore.

KKT ka dhënë leje ndërtimi për objektin: “Godinë polifunksionale spitalore dhe hotelerie 16 kate mbi tokë me 3 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Terra Construction” sh.p.k.

Një tjetër leje zhvillimi është dhënë për objektin: “Strukturë polifunksionale, shërbime, turizëm mjeksor dhe hoteleri”, me vendndodhje në Bashkinë Lushnje, me subjekt zhvillues shoqërinë “UPTC” sh.p.k.

Në jug pritet që të vazhdojë ndërtimi i resorteve. Është dhënë Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë Hotelerie 4 kate mbitokë me 1 kat parkim nëntokë”, me vendndodhje në Zvërnec, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Globus Konstruksion” sh.p.k.

Një tjetër leje është për “Kompleks turistik, rezidencial, hoteleri dhe shërbime”, me vendndodhje në Gjilek, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë“Orion” sh.p.k. Një “Strukturë hotelerie 1, 2, 3 dhe 4 kate mbitokë dhe 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, ka subjekt zhvillues Z. Aristidh Goro.

Krahas resorteve në Jug do të vijojë dhe ndërtimi i strukturave rezidenciale. Është dhënë leje Ndërtimi për objektin: “Dyeus Residence dhe Suits 1, 2, 3 dhe 4 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, me pishinë dhe mur rrethues, me vendndodhje në Dhërmi, Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Artech Group” sh.p.k.

Leje janë dhënë dhe në bregdetin e Durrësit, si “Hotel”, me vendndodhje në Rrugën“Bregu i Detit”, në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Emav Group” sh.p.k.

Disa leje të tjera janë dhënë për groturizëm (shiko listën e plotë në fund)

 

Zgjerim i Green Coast

Projekti Green Coast në Palasë do të vijojë zgjerimin. KKT ka diskutuar në mbledhjen e fundit dhënien e Lejes së Ndërtimit për objektin: “Rezidencë banimi me 1 deri në 9 kate mbi tokë, 1 deri në 4 kate pjesërisht nëntokë dhe 1 kat nëntokë, Zona G17, Green Coast Resort 2, Palasë, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Coast” sh.p.k.

Të tjera leje për Green Coast përfshijnë:

-Leje Ndërtimi për objektin: “Green Coast Resort 2, Zona G16, Objekte banimi 1, 2, 3, 4, dhe 5 kate mbi tokë me 1 dhe 2 kate nëntokë, pishina dhe mur rrethues”, Palasë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Seaside Hospitality” sh.p.k.

-Leje Ndërtimi për objektin: “Green Coast Resort 2, Zona G3, objekt banimi dhe shërbime 1, 2, 3 dhe 4 kate mbitokë me 1, 2, 3 dhe 4 kat nëntokë”, Palasë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqëritë “Seaside Residence II” sh.p.k dhe “Green Coast” sh.p.k.

-Për miratimin e ndryshimeve të projektit gjatë ndërtimit për objektin: “Green Coast Hotel 1, 2, 3, 4, 5, 6 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Coast” sh.p.k.

 

Rendi i Ditës i mbledhjes së fundit të KKT-së

1.Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleksit Sportiv “Skënderbeu”, përfshirë rizhvillimin e stadiumit të futbollit “Skënderbeu” dhe zhvillimin e zonës multifunksionale bashkëlidhur kompleksit Korçë”, me vendndodhje në Bashkinë Korçë, me subjekt zhvillues Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

2.Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleksi Sportiv i stadiumit “Niko Dovana” si dhe zona përreth tij, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues Bashkinë Durrës.

3.Leje Zhvillimi për objektin: “Stacioni Informativ Përmet”, me vendndodhje në Bashkinë Përmet, me subjekt zhvillues Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrotjura.

4.Leje Zhvillimi për objektin: “Stacioni Informativ Tepelenë”, me vendndodhje në Bashkinë Tepelenë, me subjekt zhvillues Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrotjura.

5.Leje Zhvillimi për objektin: “Stacioni Informativ Vlorë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrotjura.

6.Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i stallës dhe infrastruktures bazë për laboratorët prodhues e didaktike në Shkollën e Mesme Bujqësore “Rakip Kryeziu”, me vendndodhje në Bashkinë Fier”, me subjekt zhvillues Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

7.Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i postobllokut nr. 4 në Garnizonin Skënderbej”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Ministrinë e Mbrojtjes.

8.Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleksi i Dijes”, me vendndodhje në Bashkinë Korçë, me subjekt zhvillues Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

9.Leje Ndërtimi për objektin: “Qendra Multifunksionale e Zhvillimit Rajonal, Rajoni 4, Faza 1”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë”, me subjekt zhvillues Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

10.Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i shkollës 9-vjeçare “Pjetër Budi”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Bashkinë Tiranë.

11.Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i shkollës 9-vjeçare “Edit Durham”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Bashkinë Tiranë.

12.Leje Ndërtimi për objektin: “Terminali Verior i transportit publik 1, 3 dhe 4 kate”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Bashkinë Tiranë.

13.Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë multifunksionale 6 kate mbi tokë me 1 kat nëntokë në funksion të spitalit ZKM”, me vendndodhje nëBashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “NSDBC” sh.p.k.

14.Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë polifunksionale, shërbime, turizëm mjeksor dhe hoteleri”, me vendndodhje në Bashkinë Lushnje, me subjekt zhvillues shoqërinë “UPTC” sh.p.k.

15.Leje Zhvillimi për objektin: “Grand Park Skyline”, me vendndodhje në Rrugën “Adem Jashari”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “X One” sh.p.k.

16.Leje Zhvillimi për objektin: “Sun Moon Star”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqerinë “Al Point” sh.p.k.

17.Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë polifunksionale spitalore dhe hotelerie 16 kate mbi tokë me 3 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Terra Construction” sh.p.k.

18.Leje Zhvillimi për objektin: “Godina banimi dhe shërbimi 9 dhe 10 kate mbitokë me 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën: “Fabrika e Qelqit”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Edil Al-IT” sh.p.k.

19.Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi 1, 7, 10, 14 dhe 15 kate mbi tokë me 2 kate parkimi nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Golemi Konstruksion” sh.p.k.

20.Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë Hotelerie 4 kate mbitokë me 1 kat parkim nëntokë”, me vendndodhje në Zvërnec, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Globus Konstruksion” sh.p.k.

21.Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks turistik, rezidencial, hoteleri dhe shërbime”, me vendndodhje në Gjilek, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Orion” sh.p.k.

22.Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë hotelerie 1, 2, 3 dhe 4 kate mbitokë dhe 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues Z. Aristidh Goro.

23.Leje Ndërtimi për objektin: “Dyeus Residence dhe Suits 1, 2, 3 dhe 4 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, me pishinë dhe mur rrethues, me vendndodhje në Dhërmi, Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Artech Group” sh.p.k.

24.Leje Ndërtimi për objektin: “Rezidencë banimi me 1 deri në 9 kate mbi tokë, 1 deri në 4 kate pjesërisht nëntokë dhe 1 kat nëntokë, ZonaG17, Green Coast Resort 2, Palasë, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Coast” sh.p.k.

25.Leje Ndërtimi për objektin: “Green Coast Resort 2, Zona G16, Objekte banimi 1, 2, 3, 4, dhe 5 kate mbi tokë me 1 dhe 2 kate nëntokë, pishina dhe mur rrethues”, Palasë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Seaside Hospitality” sh.p.k.

26.Leje Ndërtimi për objektin: “Green Coast Resort 2, Zona G3, objekt banimi dhe shërbime 1, 2, 3 dhe 4 kate mbitokë me 1, 2, 3 dhe 4 kat nëntokë”, Palasë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqëritë “Seaside Residence II” sh.p.k dhe “Green Coast” sh.p.k.

27.Leje Ndërtimi për objektin: “Hotel 4 dhe 5 kate me 2 kate parkimi nëntokë”, me vendndodhje në Ksamil, Bashkia Sarandë, me subjekt zhvillues z. Artur Memsuri.

28.Leje Ndërtimi për objektin: “Resort turistik, rezidencial, hoteleri dhe sherbime dhe shtese në objekt ekzistues (Hotel Sea View), me vendndodhje në Potam, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqerinë “Bega-07” sh.p.k.

29.Leje Ndërtimi për objektin: “Hotel”, me vendndodhje në Rrugën“Bregu i Detit”, në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Emav Group” sh.p.k.

30.Leje Ndërtimi për objektin: “Agroturizëm “Te Tonini’”, me vendndodhje në Kashar, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues Z. Ardit Alia.

31.Leje Ndërtimi për objektin: “Agropylltari, bujtina dhe fermë në funksion të agropylltarisë”, me vendndodhje në Autostradën Tiranë – Elbasan, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “CFO Pharma” sh.p.k.

32.Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt për përpunimin dhe magazinimin e frutave dhe bimëve 3 kate mbi tokë me 1 kat nëntokë, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Z. Ylli Merja.

33.Leje Ndërtimi për objektin: “Vila 2 katëshe të bashkëlidhura me 1 kat nën tokë”, me pishinë dhe mure rrethues, Sauk, Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bamllari konstruksion” sh.p.k.

34.Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë industriale 1 dhe 2 kate, kabinë elektrike 1 kat, vend roje 1 kat dhe mur rrethues”, me vendndodhje në Bashkinë Lushnje, me subjekt zhvillues shoqërinë “Mediteranea” sh.p.k.

35.Për miratimin e ndryshimeve të projektit gjatë ndërtimit për objektin: “Green Coast Hotel 1, 2, 3, 4, 5, 6 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Coast” sh.p.k.

36.Për miratimin e ndryshimeve të projektit gjatë ndërtimit për objektin: “Shtesë 4 kate mbi objektin 2 kate mbi tokë të Hotel “Demi”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë”, me subjekt zhvillues Z. Avenir Demi.

37.Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ndërtimi i impiantit të energjisë eolike, me kapacitet të instaluar 3 MW dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “A. Great Company” sh.p.k.

38.Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ndërtimi i impiantit të energjisë eolike, me kapacitet të instaluar 3 MW dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Nikolica Ski Resort” sh.p.k.

39.Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ndërtimi i impiantit të energjisë eolike, me kapacitet të instaluar 3 MW dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Renew Power Albania” sh.p.k.

40.Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ndërtimi i impiantit të energjisë eolike, me kapacitet të instaluar 3 MW dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “SunPro” sh.p.k.

41.Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ndërtimi i impiantit të energjisë eolike, me kapacitet të instaluar 3 MW dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Suntech Power” sh.p.k.

42.Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MW dhe veprat ndihmëse”, me vendndodhje në Topojë, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Energy” sh.p.k.

43.Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MW “Teksoen 1”, veprave ndihmëse dhe linja elektrike”, me vendndodhje në njësinë administrative Povelçë, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Idi 2005” sh.p.k.

44.Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MW dhe veprat ndihmëse”, me vendndodhje në Topojë, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Samasol” sh.p.k.

45.Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MW dhe veprat ndihmëse”, me vendndodhje në Sheq Marinëz, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “SLR Albania” sh.p.k.

46.Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MW dhe veprat ndihmëse”, me vendndodhje në Sheq Marinëz, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Zenina” sh.p.k.

47.Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MW dhe veprat ndihmëse”, me vendndodhje në Sheq Marinëz, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Rebesol” sh.p.k.

48.Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MW dhe veprat ndihmëse”, me vendndodhje në Sheq Marinëz, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Parisol” sh.p.k.

49.Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MW dhe veprat ndihmëse”, me vendndodhje në Sheq Marinëz, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Driben” sh.p.k.50.Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MW dhe veprat ndihmëse”, me vendndodhje në Sheq Marinëz, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “3AD Energy” sh.p.k.

bottom of page