Barbaret e tenderave te Traumes
Keto jane tenderat kryesore qe ka bere Spitali i Traumes muajt e fundit. Aty eshte emeruar drejtoreshe e pergjithshme Edlira Bode, nje ish deputete e Partise Socialiste.
Shikoni pak se cfare ndodh aty. Fondi Limit i tenderave te shpallur 895 milione leke ( te reja). Fondi i prokuruar 888.6 milione. Pra mesatarja e tenderave ne Spitalin e Traumes fitohet me 99.3 per qind te fondit limit. Nje tender po te fitohet me 99 per qind duhet te sherbeje si alarm. Kur fitohen te gjithe me 99 per qind, aty duhet te kishte zbarkuar ushtria. Megjithate nuk mbaron ketu.
Mesatarisht ka vetem 1.4 oferta efektive per tender. Shumica e tenderave jane vetem me nje ofertues. Ne ndonje rast te rralle hyjne 2 ose 3 oferta. Por nuk mbaron as ketu.
Mbi 74 per qind e tenderave shkojne ne vetem dy kompani. E para eshte Trimedi, ndersa e dyta eshte OES Distrimedi.
Keta nuk jane tendera. Kjo eshte nje barabari e pameshirshme mbi parane publike. Statistikisht mundesia qe ne keta tendera te mos kete vjedhje eshte zero. Por probabiliteti qe ketu ndodh nje masaker horror me parate e qytetareve eshte afer 1-shit.
Tani nje kuriozitet kam. Ne zyrat e shtetit ka ndonje njeri qe i ben keto analiza? Se jane shume te thjeshta, nuk duan as shume mend.
Kontrolli i Shtetit i shikon ndonjehere keto? Po Prokuroria? Se keshtu nuk behen as ne lufte tenderat.