
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur sot një auditim për të hetuar situatën e përmbytjeve që preku Qytetin e Vlorës.
Auditimi do të përfshijë disa institucione, me fokus në shkaqet që çuan në këtë problematike.
Grupi i auditimit ka filluar punën në terren dhe pranë institucioneve të pushtetit lokal dhe atij qendror. Objektivi është të analizohen shkaqet e përmbytjeve, si dhe menaxhimi i situatës nga institucionet përkatëse.Ky auditim, i cili është iniciuar me prioritet dhe në mënyrë emergjente, do të zgjasë disa ditë.
Në përfundim, pritet të publikohet një raport i detajuar mbi gjetjet dhe rekomandimet për të parandaluar situata të ngjashme në të ardhmen.