top of page

KLSH: Në Bashkinë Himarë brenda dy viteve 61 shkelje ,problematika të shumta në ndërtime.


Kontrolli i Lartw i Shtetit ka kapur një sërë shkeljesh  flagrante të Bashkisë së  Himarës të cilat nisin prej dëmeve financiare dhe deri te shkeljet e rënda në ndërtime . Në një raport të detajuar, me një total prej 160 fletësh, Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton 61 shkelje në këtë bashki, përgjatë periudhës 1 Tetor 2019 deri në 30 shtator 2021. Për afro dy vite në bashkinë Himarë konstatohen 13 shkelje në dhënien e lejeve të ndërtimit dhe në infrastrukturw. 20 shkelje në mbledhjen e të ardhurave, taksave, tatimeve dhe mospasqyrime në buxhet të tyre. 13 shkelje në tendera dhe prokurime publikesi dhe  15 shkelje të tjera administrative.



Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka rekomanduar në bashkinë Himarë ,një numër të konsiderueshëm punonjësish për  largime nga shërbimet civile, ulje në detyrw si dhe pushime nga puna .Gjithashtu i ka rekomanduar kësaj bashkie përswritje të dhjetra procedurave të prokurimit publike. Vetëm në prokurimet publike dëmi shkon mbi  gati 3 milion euro. INFRARED.AL ka siguruar një pjesë të raportit me shkeljet përkatëse.


bottom of page