top of page

KLSH nis kontrollet në terren, lista e institucioneve që do të kontrollohen.


Si u menaxhuan fondet publike, si u zbatuan projektet në terren, investimet dhe shërbimet ndaj qytetarëve? Janë këto pyetjet e të cilave Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vendosur të marrë përgjigje duke kaluar në filtër 155 Institucione Publike, duke nisur nga Radio Televizioni Publik Shqiptarë, Banka e Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese, Ministritë, 61 Bashkitë e po ashtu edhe Autoritetin Portual Durrës apo Albcontrol Sha.


Këto auditime janë firmosur pak ditë më parë nga Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit z.Arben Shehu ndërsa masivisht shtrihen në periudhën 01.1.2023 deri më 31.12.2023. Për një pjesë të institucioneve publike periudha e cila do të kalojë në filtrin e audituesve nis edhe nga më herët nga viti 2019 e deri në 2023, duke përfshirë 4 vite të plota.


Pjesë e Institucioneve të rëndësishme që do të kalojnë në kontroll janë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Doganave, Mbikqyrja Financiare, me tematikë përpuethshmëri nga Janar në Dhjetor 2023.



Auditimi Financiar se si janë menaxhuar buxhetet nëse ka patur abuzim apo keqpërdorim të tyre në harkun e dy viteve 2021-2023 do ti nënshtrohen Prokuroria e Përgjithshme, Akademia e Shkencave dhe Fondi Shqiptarë i Zhvillimit.


Shënim: Aktualisht ndaj Fondit Shqiptarë të Zhvillimit është Prokuroria e Posaçme e cila po kryen një hetim në projektin e ndërtimeve në Valias Kamëz, pallate të ndërtuara me Investitor Fodnin Shqiptarë të Zhvillimit.



Pjesë e kontrolleve do të jenë edhe zyra rajonale të Kadastrës, Spitalet e vëndit si dhe në 2,1 auditimet e mundshme për 2024, KLSH ka përfshirë Projekt: “Emergjenca Covid 19 (IBRD) dhe Iliryan Guard.

bottom of page