KLSH vuri re se shpenzimet publike për shërbimin e hemodializës se nga 2026-2022 u rritën me 43%, duke arritur në 2,3 miliardë lekë, por ende pacientët nuk marrin shërbimet e duhura edhe pse është aktivizuar një koncesion i posaçëm.
Në Shqipëri, Shërbimi i Hemodializës është i ofruar dhe kryhet nëpërmjet 3 mënyrave:
1-Kryhet nëpërmjet paketave të shërbimeve shëndetësore që financohen nga FSDKSH, i cili lidh kontratë me spitale publike dhe jopublike për rastet që janë përtej kapaciteteve mjekësore të institucioneve shëndetësore publike. Konkretisht nëpërmjet këtyre kontratave, pacienteve iu ofrohet shërbim në QSUNT dhe në (në 3 spitale). Seanca e dializës që financohet nga FSDKSH, në bazë të protokolleve të miratuara përfshin ekzaminimet e nevojshme biokimike klinike dhe mikrobiologjike dhe kryerjen e procedurës.
2- Kryhet nga Klinika e nefrologjisë dhe Klinika e Dializës në QSUNT. Ky shërbim kryhet nga klinika e nefrologjisë dhe klinika e dializës (hemodializë dhe dialize peritoneale) për pacientët kronike të cilët janë të hospitalizuar në QSUNT si dhe për të gjithë pacientët me raste akute (nga e gjithë Shqipëria) apo raste të tjera të veçanta.
3-Kryhet nga PPP e Hemodializës. Me kontratën koncesionare me 2016 ndërmjet MSHMS-së dhe Shoqërisë tregtare DIa Vita për ofrimin e shërbimit të hemodializës, realizohet kryerja e këtij shërbimi në 5 qendra pranë spitaleve rajonale, Lezhë, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Korçë. Objekti i kontratës së koncesionit/PPP është ofrimi nga ana e shoqërisë koncesionare, (përkundrejt një kostoje prej 11,203 lekë për seancë).
Koncesioni i dializës ofron shërbim për vetëm 31% të pacientëve me dializë dhe pjesa tjetër kryhet nga spitalet private dhe QSUT.
Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi se ka mungesa në menaxhimin e sëmundjeve të veshkave në fazën e fundit në Shqipëri, veçanërisht në hemodializë. Sipas KLSH këto mangësi ndikojnë në cilësinë e trajtimit dhe në shëndetin e pacientëve me sëmundje të veshkave, si dhe uljen e shpenzimeve për këto aktivitete.
Qeveria ka lidhur kontratën e koncesionit me sh.k.. Dia Vita me afat 10 vjet për një pjesë të shërbimit të dializës me kosto 11,203 lekë. KLSH vëren se edhe nëse nuk realizohet numri e seancave të parashikuara në kontratë, koncensionari do të paguhet edhe për seancat e pa kryera.
Në bazë të kontratës së koncesionit në 5 qendrat e koncensionarit nuk kryhen seancat e dializës për raste akute të sëmundjeve të veshkave. Pacientët nga të gjithë rajonet e vendit me raste akute të veshkave, shkojnë dhe marrin shërbim në QSUNT.
Sipas kontratës së koncensionit, ri investimi në pajisje mjekësore do të bëhet 100% dhe do të fillojë në 4 vitet e fundit. Koncensionari nuk ka filluar të ri investojë në pajisje mjekësore edhe pse kontrata e koncesionit është futur në vitin e tetë të zbatimit. Pajisjet mjekësore, mbas përfundimit të kontratës do mbeten pronë e spitaleve publike.