top of page

KLSH zbardh skandalin e madh me financat publike, 21 mln euro dëme nga Janari deri në Prill të 2023.


Abuzimet me financat duket se nuk po ndalen nga ana e institucioneve shtetërore, ku KLSH ka zbuluar situatën problematike të kohëve të fundit. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar se vetëm për periudhën janar-prill të këtij viti janë shkaktuar në buxhet 21 mln euro dëme, një shumë e lartë për një vënd si Shqipëria.

Në raportin e KLSH-së theksohet se janë kryer auditime në 55 institucione dhe janë gjetur sërish shkelje në sektorë të ndryshëm. Duhet theksuar se pak ditë më parë KLSH publikoi raportin vjetor për vitin 2022 dhe konstatoi 811 milionë euro dëme.


Sa i takon auditimit për 4 mujorin e parë, gjatë periudhës janar-prill 2023, janë dhënë 60 rekomandime mbi gjetje me efekte negative në buxhetin e shtetit, për total vlerën 2.311.028.000 lekë, nga të cilat: dëmi ekonomik vlerësuar 87,583 mijë lekë, dhe menaxhimi jo efektiv i fondeve në vlerën 2,223,445 mijë lekë. Sipas KLSH, rreth 2% e efekteve financiare me pasojë dëm ekonomik në buxhetin e shtetit, është konstatuar në fushën e të ardhurave; ndërsa pjesa më përfaqësuese, rreth 98% është konstatuar në fushën e shpenzimeve ku rreth 99% e vlerës në fushën e shpenzimeve, përbëhet nga shkeljet në "procedurat e prokurimit" dhe "zbatimin e punimeve"; ndërsa rreth 90% e vlerës në fushën e të adhurave, përbëhet nga të ardhurat e munguara që administrohen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, si pasojë e krijimit të debitorëve për moslikuidime të tarifave dhe taksave vendore (më së shumti në Bashkitë: Kamëz (631,061 mijë lekë), Belsh (108,398 mijë lekë), Lezhë (402,195 mijë lekë) dhe Vau i Dejës (195,912 mijë lekë).


Sipas KLSH, në periudhën janar – prill 2023, auditimet e kryera kanë përfshirë vlerësimin e aktivitetit në 55 subjekte duke përfshirë nivele të ndryshme të qeverisjes si: institucione qendrore, ministri dhe agjenci (përfshirë drejtori qendrore dhe rajonale në varësi të tyre), njësi të vetëqeverisjes vendore, drejtori të përgjithshme të administrimit fiskal, si dhe shoqëri aksionare me kapital shtetëror në të cilën shteti ka mbi 50% të aksioneve, apo projekte me financim të huaj.

bottom of page