Përtej shqetësimit të një niveli të ulët të masës së pensionit, të moshuarit përballen edhe me gabime në përllogaritje kur plotësojnë moshën dhe kategorizohen përfitues. Pothuajse 1 në 3 dosje të të moshuarve në 2022 sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, kanë rezultuar me gabime sa i përket përllogaritjes së pensionit të tyre.
Nga një auditim i kryer pranë Institutit të Sigurimeve për 148 dosje të shqyrtuara rreth 38% e tyre janë me gabime. Kjo rëndon direkt në xhepin e një pensionisti, jo sipas ekspertëve të ekonomisë, të cilët sytë i mbajnë nga indeksimet.
“Një gabim do t’i kushtoj më tepër një pensionisti. Sado gabim i vogël të jetë për pensionistin do të thotë shumë. Ne flasim për indeksime por kemi dhe gabime. Janë vite punë e mundime dëm që për ta do të thotë shumë. Gabimet kanë qenë në llogaritjet bazë, atë të shtesë por dhe ato familjare”, tha Romina Radonshiq, Eksperte Ekonomie.
Përtej gabimeve janë gjetur edhe vonesa në dosjet e shqyrtuara. KLSH raporton se në 25% e dosjeve janë hasur në vonesa përtej afatit të caktuar.
Për ekspertin, Klodian Muço gabimet por dhe vonesat janë një problem gjerësisht i përhapur, të cilat sipas tij mund të jenë edhe të qëllimshme.
“Të mendosh me paragjykim gabimet bëhen me qëllim për të reduktuar sadopak atë deficitin që ka skema e sigurimeve shoqërore. Por urojmë të jetë njerëzore dhe të verifikohet e rregullohet se ka shumë pensionistë që e shfaqin këtë problem të përllogaritjes”, Klodian Muço, ekspert ekonomie.
E gjithë kjo situatë përkeqëson raportin mes të ardhurave dhe shpenzimeve, duke thelluar krizën në skemën e pensioneve. Për një deficit 57.9 miliardë lekë në 2022, ky tregues u rrit me 5 miliardë lekë më shumë në 2023.
“Deficiti sapo vete e po shtohet dhe skema po vështirësohet. Nëse nuk merren masa konkrete skema e sigurimeve shoqërore mund të shkojë drejt defaultet”, tha Muço.
Rritja e deficitit në skemë tregon se buxheti i shtetit paguan më shumë nga taksat e qytetarëve për pjesën e pensioneve që nuk mbulohen dot nga të ardhurat nga kontributet.
Në raportin e audimit KLSH I rekomandon Institutit të Sigurimeve Shoqërore të mundësojë rritjen e të ardhurave e numrin e kontribuuesve, uljen e deficitit të skemës së pensioneve dhe zvogëlimin e subvencionit të buxheti shtetit për këtë skemë.