top of page

KLSH zbulon se tenderat janë kategoria me shkeljet dhe abuzimet më të mëdha për vitin e kaluar.



Procedurat tenderuese konsiderohen ende kategoria me shkeljet dhe abuzimet më të mëdha në institucionet shqiptare. Sipas KLSH, u evidentuan në autoritetet qendrore raste ku kërkesat e njësisë së prokurimit, në lidhje me stafin, licencat, certifikatat e kërkuara, nuk përkojnë me tipologjinë e objektit të kontratës që prokurohet.


Gjithashtu, u zbuluan raste të përdorimit të skemës së marrëveshjeve të ndaluara nga operatorë ekonomikë të sigurimit të jetës; janë përdorur procedura “negocim pa shpallje” pa plotësuar kushtet, apo raste të përllogaritjes së fondit limit në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi.


Ndërkaq, problematika në procedurat tenderuese u zbuluan dhe pushtetin lokal. Dëmet janë shkaktuar nga kualifikimet e padrejta të operatorëve ekonomikë, vendosja e kritereve jo në përputhje me zërat e preventivit, mosargumentimi në procesverbal i kërkesave në lidhje me kategoritë e licencave, etj – Ndërtimet, Durrësi parakalon Tiranën - Durrësi do të kthehet në kantier të madh ndërtimi, teksa numëron një numër rekord lejesh të firmosura në tre muajt e parë të 2023.


Nga ana tjetër, Tirana ka dhënë numrin më të vogël të lejeve ndërtimore në 5 vjet.Në kryeqytet ritmi i ndërtimit po bie. Kjo pasi lejet dhe sipërfaqja ndërtimore janë zvogëluar.


Në periudhën janar-mars 2023, bashkia ka dhënë 79 leje për në një hapësirë të lirë 200 mijë m2, ndërsa në tremujorin e parë të vitit 2022, u dhanë 112 leje në 800 mijë m2.


Të dhënat e përcjella nga Instituti i Statistikave tregojnë se pas bumit të madh 5-vjeçar në ndërtim, ky është niveli më i ulët. Megjithatë në rang vendi, të gjitha bashkitë së bashku kanë rritur numrin e lejeve ndërtimore, nga 397 fillim vitin e kaluar, në 429 këtë vit.

bottom of page