top of page

Komisioni/ Kryetari i KLSH Arben Shehu: Duam qartësi dhe komunikim konkret për komisionet e reja


Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu ka kërkuar komunikim më korrekt me Kuvendin dhe institucionet e tjera të pavarura.

Gjatë fjalës së tij në takimin mes drejtuesve të Institucioneve të Pavarura dhe Kuvendit, Shehu i ka kërkuar kryeparlamentares Elisa Spiropali që të ketë një komunikim më korrekt me komisionet dhe sidomos me komisionin e ri të ndërtuar nga Kuvendi.

Sheehu pohon se KLSH të jetë në dispozicion të plotë të këtyre veprimtarive nga komisionet.

“Do doja që të shprehja vullnetin e KLSH për të pasur një lloj komunikimi në vazhdimësi të plotë me të gjitha institucionet në radhë të parë me Kuvendin dhe me institucionet e tjera të pavarura. Të kishim një komunikim më konkret me komisionet dhe sidomos me komisionin e ri të ndërtuar nga Kuvendi për të pasur një fokus sa më të qartë dhe një ekonomizim në veprimet dhe komunikimet e nevojshme. Këto i shërbejnë efikasitetit të punës sonë të përbashkët. Ne do të jemi në dispozicion të plotë të këtyre veprimtarive nga komisionet, por do doja një dija një komunikim sa më konkret”, tha Shehu.

bottom of page