top of page

Komshinjtë e Dukës: Ç’borxh kemi të paguajmë kusuret e kriminelit


Komshinjtë e Mehmet Dukës të cilët kanë pasur dëmtime në shtëpi nga tritoli i vendosur në derën e këtij të fundit shprehen të trembur dh të shqetësuar se kush do të paguajë për dëmet e shkatuara ndaj tyre.

Burrë e grua treguan para efektivëve të policisë se janë trembur nga shpërthimi dhe ndihen të pasigurt.


Kryefamiljari i bëri thirrje shtetit të shtojë sigurinë, ndërsa iu drejtua dhe Muhamed Dukës duke i kërkuar pagesën për dëmet e shtëpisë.


“Unë s’dua t’ia di fare. Shteti duhet të vërë dorë. Kush është kriminel të arrestohet. Është situatë e përsëritur, shteti e di shumë mirë. Vjen policia në 3-4 të mëngjesit për të kapur njerëz e nuk i kap dot.


Shteti duhet të jetë korrekt, duhet siguri e fortë. I bëj thirrje Mehmet Dukës të vijë të më takojë, të më bëjë derën, të më paguajë dëmin që është bërë edhe jemi në rregull. Me shtetin ta gjejë vetë ai, unë nuk ja kam borxh Mehmet Dukës që të më vrasë mua me gjithë gruan. As i kam borxh, as më ka borxh,” – u shpreh qytetari.


Mehmet Duka është babai i Leonard Dukës, i cili njihet si rivali më i madh i Ervis Martinaj.

Më 14 shkurt të këtij viti, ai u arrestua nga autoritetet belge në Bruksel pasi iu gjetën armë zjarri në banesë dhe një sasi e konsiderueshme parash. Duka akuzohet se ka gisht në vrasjen e Santiago Malkos, i ekzekutuar më 27 gusht 2019, mik i afërt i të zhdukurit Ervis Martinaj.

bottom of page