Komuniteti i Transportit: Aeroporti i Rinasit më i ngarkuari në rajon
- Editor 1
- Jun 6, 2024
- 2 min read

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, pjesë e rrjetit kryesor të infrastrukturës ajrore në Europë kishte fluksin më të lartë të pasagjerëve me 2022 në Rajon dhe punoi shume më tepër se kapaciteti vuri në dukje Komuniteti i Transportit që kujdeset për integrimin e infrastrukturës rajonale me atë të Bashkimit Europian.
Në një studim të fundit të posaçëm për infrastrukturën ajrore Rajonale, Komuniteti i Transportit raportoi se gjatë vitit 2022, Aeroporti i Tiranës trajtoi gjithsej 5.2 milionë pasagjerë, shumë mbi kufirin e kapacitetit të tij rreth 3 milionë pasagjeresh këtë vit. Sipas të dhënave vendase Aeroporti i vetëm në vend në vitin 2023 trajtoi 7,2 milionë pasagjerë teksa kapaciteti arriti në 4 mln pasagjerë.
Tirana do të bëhet aeroporti i parë i parë në Rajon me lidhje hekurudhore, në përputhje me kriteret TEN-T.
Komuniteti i Transportit thekson se, aeroporti i Tiranës kërkon një rinovim total për të rritur kapacitetin e saj të përgjithshëm dhe gjatësinë e pistës.
Aeroporti i Podgoricës ka transportuar gjithsej 1,322,016 pasagjerë gjatë vitit 2022, duke shfrytëzuar 132.2% të kapacitetit. Aeroporti operon ndërkombëtarisht dhe nuk ofron lidhje hekurudhore.
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës transportoi 2,9 milionë pasagjerë gjatë vitit 2022, me përqindje të kapacitetit të shfrytëzuar në 72.5% prej 4 milionë pasagjerësh. Aeroporti operon ndërkombëtarisht dhe ofron lidhje me autobus publik dhe nuk ka hekurudhë. Aeroporti i Prishtinës nuk kërkon përmirësim për të rritur kapacitetin ose gjatësinë e pistës.
Aeroporti Nikola Tesla i Beogradit operon ndërkombëtarisht dhe ofron lidhje transporti me autobus dhe nuk ka lidhje hekurudhore. Gjatë vitit 2022, Aeroporti i Beogradit ka transportuar gjithsej 3,285,760 pasagjerë dhe përqindja e kapacitetit të përdorur është 32%, që tregon se aeroporti funksionon me gjysmën e kapacitetit të tij pre 10 milionë pasagjerësh.
Aeroporti Ndërkombëtar i Sarajevës operon ndërkombëtarisht dhe ofron lidhje me autobus publik, por funksionon nuk ka lidhje hekurudhore. Sipas të dhënave, aeroporti kërkon një përmirësim për të rritur në përgjithësi kapacitetet. Me 2022 kapaciteti i tij ishte 1.37 milionë pasagjerë.
Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit operon ndërkombëtarisht dhe ofron lidhje me autobus publik, por nuk ka në funksionon lidhje hekurudhore. Gjatë vitit 2022, Aeroporti i Shkupit ka transportuar gjithsej 1.269.224 pasagjerë dhe ka përdorur 39.66% që tregon se aeroporti funksionon nën gjysmën e kufirit të kapacitetit të tij prej 3.200.000 pasagjerë
Aeroporti “Shën Pali” i Ohrit funksionon ndërkombëtarisht dhe ofron lidhje me autobus publik. Gjatë vitit 2022, Aeroporti i Ohrit ka transportuar gjithsej 122,154 pasagjerë ose 30.53%, që tregon se aeroporti funksionon nën një të tretën e tij.
Aeroporti “Konstandini i Madh” i Nishit (Serbi) operon ndërkombëtarisht dhe ofron lidhje me autobus publik. Sipas të dhënave, aeroporti kërkon një përmirësim për të rritur kapacitetin. Gjatë vitit 2022, Aeroporti i Nishit ka trajtuar gjithsej 430,000 pasagjerëve dhe kapaciteti i përdorur është 84%, sipas raportit.
Comments