top of page

Koncesioni i sterilizimit/ GJKKO hedh poshtë kërkesat e avokatëve, lë në fuqi masat ekzistuese të…


Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hedhur poshtë kërkesat e avokatëve dhe ka lënë në fuqi masat ekzistuese të sigurisë për ish-zv.ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj, biznesmenin Ilir Rrapaj dhe 6 personat e tjerë të akuzuar për shpërdorim detyre dhe mashtrim në rastin e koncesionit të sterilizimit.


Gjyqtarja Etleva Deda vlerësoi masat e sigurisë për 8 personat e akuzuar, teksa seanca u zhvillua me dyer të mbyllura. Gjykata i komunikoi masën arrest me burg ish-zv.ministrit Rjepaj i akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, si dhe biznesmenit Ilir Rrapaj për mashtrim.


Avokatët e personave pas hekurave dhe me arrest shtëpie kërkuan masa më të lehtë sigurie. Avokatja e ish-zv.ministrit të Shëndetësisë Klodian Rjepaj, Elvira Hysa kërkoi masë më të butë sigurie ose garanci pasurore për klientin e saj, ndërkohë që pas dëgjimit të palëve, gjykata u tërhoq për vendim.


Biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministri Klodian Rjepaj janë arrestuar dje dhe ndodhen pas hekurave, teksa hetimet vijojnë për zyrtarë dhe persona të tjerë të përfshirë dhe në ditët në vijim mund të ketë të tjerë urdhër-arreste.


Arrest me burg

Klodjan Rjepaj, ish-zëvendësministri i Shëndetësisë

Ilir Rrapaj, biznesmen

Arrest shtëpie

Saimir Kadiu, ish-drejtor ekonomik MSH

M. S., drejtoreshe juridike

Detyrim paraqitje

Arben Gjata

Pertef Mersini

Genc Burazeri

Naile Ajazi








bottom of page