
Një konflikt me thika në Durrës, ka shkaktuar të paktën dy plagosur.
Personat në fjalë sapo kanë arritur në urgjencën e spitalit të këtij qyteti 2 persona të plagosur me thika, ku njëri prej tyre, dyshohet shumë rëndë dhe i ështrë nënshtruar menjëherë operacionit.
Burimet nga spitali bëjnë me dije se ata kanë ardhur ne urgjencë me plagë të cilat kishin shumë gjak rrjedhje.
Ndërkohë ende nuk ka informacion mbi identitetin e tyre shkaqet e konfliktit, si dhe rrethanat e ngjarjes së ndodhur.
Ndërkaq pritet njoftimi i policisë për hetimin e këtij konflikti të rëndë.