top of page

Kongresi Special 2025 – Dëshmitarët e Jehovait në Shqipëri

  • Writer: Editor 1
    Editor 1
  • Jun 3
  • 2 min read

Updated: Jun 4


Shqipëri — 13 deri 15 qershor 2025 — Tirana është përzgjedhur për të mirëpritur një event ndërkombëtar tre-ditor të hapur për publikun, që do të mbledhë së bashku banorët vendas dhe delegatët ndërkombëtarë përkongresin «Adhurimi i Pastër!» i mbajtur nga Dëshmitarët e Jehovait.Mijëra vizitorë pritet të mbushin qytetin, duke ndikuar kështu në ekonominë lokale dhe duke sjellë një rritje të madhe të numrit të klientëve për restorantet, hotelet dhe bizneset e vogla.

Programi i arsimimit biblik është planifikuar të mbahet më 13-15 Qershor 2025 në Stadiumin Kombëtar «Arena Kombëtare». Ndër të pranishmit do të jenë delegatë të ftuar nga vende të ndryshme si «SHBA, Itali, Turqi, Greqi, etj».

Ndikimi në Tiranë

Pjesëmarrësit e kongresit do të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë dhe vendet interesante që ofron Tirana për vizitorët.

Tema për Adhurimin e Pastër

Tema e kongresit të këtij viti fokusohet në përkushtimin e sinqertë, besimin dhe forcimin e adhurimit të pastër. «Në një botë plot me sfida, adhurimi i pastër është diçka në të cilën mund të mbështetemi gjithmonë ndërsa shohim drejt së ardhmes.» tha Donald Mënaj, zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait. «Shumë njerëz kanë dëshirë të sinqertë për të adhuruar me përkushtim të vërtetë dhe duan të forcojnë besimin e tyre. Programi i këtij viti tregon se si mund ta vendosim adhurimin e pastër në qendër të jetës sonë dhe si mund të na ndihmojë të kemi shpresë për të ardhmen.»

 

Programi i kongresit të këtij viti «Adhurimi i Pastër!» do te trajtoj tema të tilla si:

• Çfarë është adhurimi i pastër?

• Kush e sundon vërtet botën?

• A i ke verifikuar bindjet e tua fetare?

Tirana është një nga 18 qytetet e zgjedhura në mbarë botën për të pritur një kongres ndërkombëtar të Dëshmitarëve të Jehovait në vitin 2025. Në vitin 2024, Dëshmitarët e Jehovait mbajtën 6,101 kongrese me 10,967,594 pjesëmarrës në mbarë botën.

Për më shumë informacion rreth Dëshmitarëve të Jehovait dhe kongreseve që ata organizojnë, mund të vizitoni sitin tonë zyrtar jw.org .

Departamenti i Informacionit për Publikun. Dëshmitarët e Jehovait në Shqipëri.



Comentários


bottom of page