Programi tre-ditor Premton Vetëm Lajme të Mira!
TIRANË, SHQIPËRI, QERSHOR 2024 — Në një botë ku lajmet e këqija mbizotërojnë çdo ditë e më shumë në rrjetet sociale, kanalet televizive dhe radio, një organizim tre ditor i hapur për publikun do të flasë vetëm për lajme pozitive..
Një nga organizimet më të mëdha të kongreseve në botë, do të mbajë në stadiumin «Air Albania», Tiranë, një program që do t’i sigurojë publikut mbështetje e inkurajim.
Dëshmitarët e Jehovait do të prezantojnë kongresin e vitit 2024 me temë «Shpall lajmin e mirë!», në fundjavën e 14 Qershorit 2024. Ky organizim që mund të ndiqet falas, pritet të bëjë se bashku më shumë se pesë mijë të pranishëm, përgjatë kësaj fundjave – duke mbështetur gjithashtu edhe ekonominë vendase falë blerjeve, hoteleve dhe restoranteve.
«Jemi të emocionuar të bashkëpunojmë përsëri me zyrtarët e qytetit të Tiranës për të zhvilluar këtë kongres,» tha Donald Mënaj, zëdhënës për Dëshmitarët e Jehovait në Shqipëri. «Ky kongres është ngjarja më e veçantë e vitit për mijëra njerëz që kanë nevojë të përjetojnë emocione pozitive në jetën e tyre, dhe jemi të lumtur të shijojmë përsëri këtë program në qytetin tonë mikpritës.»
Kongresi «Shpall lajmin e mirë!» do të prezantojë video të bazuara në Bibël, fjalime dhe intervista për tema si:
· Pse kemi nevojë për lajmin e mirë?
· Mundi lajmet e këqija me lajmin e mirë!
· FJALIMI PËR PUBLIKUN: Mos iu tremb lajmeve të këqija!
Vitin e kaluar, rreth 13 milion njerëz ndoqën më shumë se 6,000 kongrese tre ditore përreth botës.
Për të mësuar më shumë rreth këtij kongresi falas, ju lutemi të vizitoni www.jw.org/sq «Për ne» «Kongreset.»
Departamenti i Informacionit për Publikun. Dëshmitarët e Jehovait në Shqipëri.
_______________________________________________________________________________________________________
Kalendari dhe lista e ngjarjeve
Kongresi i vitit 2024 «Shpall lajmin e mirë!» nga Dëshmitarët e Jehovait.
14-16 Qershor 2024, Tiranë, në stadiumin «Air Albania.»
Të gjithë pjesëtarët e komunitetit janë të ftuar ta ndjekin.
Hyrja është falas. E premte 9:20 deri në 16:50; E shtunë 9:20 deri në 16:50; E diel 9:20 deri në 15:30.