top of page

Korrupsion, pastrim parash e kulla, Lëvizja Bashkë proteston në Tiranë

  • Writer: Infrared Infrared
    Infrared Infrared
  • Jan 27, 2024
  • 1 min read

Lëvizja Bashkë e drejtuar nga Arlind Qori ka organizuar protestë në sheshin “Skëndërbej”.

Me pankarta në duar, ku shkruhej “Kundër korrupsionit, kullave dhe pastrimit të parave”, dhjetëra aktivistë hodhën akuza kundër qeverisë, duke deklaruar se një grusht politikanësh janë pasuruar në kurriz të qytetarëve.

Sipas aktivistëve, korrupsioni po gërryen bazat e shtetit dhe shoqërisë shqiptare, ndaj qytetarët duhet të protestojnë për t’i dhënë fund korrupsionit, sipas tyre të korruptuarit duhet të shkojnë para drejtësisë. Lëvizja Bashkë ka paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

 
 
 

Comments


bottom of page