top of page

Korrupsioni në bashkinë Dimal, ja sa vite burg kërkon SPAK për 5 persona


SPAK ka dhënë pretencën për atë që njihet si dosja e bashkisë Dimal, duke kërkuar 13 vite burg në total për 3 ish-zyrtarët e bashkisë dhe 2 përfaqësues të një firme private.

Arben Guraj, Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve, Altin Pali, drejtor Urbanistike, Valentina Jançe, ish-shefe e Urbanistikës, Vait Koshi, administrator i një shoqërie tregtare dhe Arjan Demiraj, inxhinier pranë kësaj kompanie, akuzohen për për korrupsion, shpërdorim detyre dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm.


Hetimet për këtë çështje kanë nisur në nëntor të vitit 2020 nga kallëzimi i një qytetari. Në kallëzim qytetari akuzon punonjësit e Bashkisë së Dimalit se i kanë dëmtuar biznesin e ngritur në një pronë publike të cilën ai e posedonte që prej fillimit të viteve ‘90 me justifikimin se do të ndërtohej lulishte, por sipas tij pas prishjes prona i është kaluar nja qytetari tjetër.


Më tej në kallëzim thuhet se ne atë vend ka nisur të ndërtohet një objekti që sipas kallëzuesit është po ashtu privat dhe jo lulishtja që ishte njoftuar.

Punimet për lulishte nga ana e Bashkisë nuk kanë pasur si qëllim zgjerimin e hapësirave publike, por të favorizonin personin tjetër, me të cilin kallëzuesi pranon se ka pasur një konflikt pronësie. Pas gati 2 vitesh hetime për këtë çështje këtë të martë SPAK lëshoi 6 urdhër-arreste.


Nga hetimet e thelluara SPAK, përveç rastit të kallëzuar nga shtetasi P.B. ka zbuluar edhe shumë episode të tjera të korrupsionit që kryenin zyrtarët e bashkisë Dimal. Referuar burimeve nga struktura antikorrupsion mësohet se këta shtetas akuzohen se në këmbim të shumave monetare që varionin deri në 2 mijë e 500 euro lejonin qytetarë të ndryshëm për të kryer ndërtime dhe shtesa kryesisht në zonën e Dimalit.


Sa vite burg kërkon SPAK

Arben Guraj 4 vjet burg/ 2 vite e 8 muaj burg, me gjykim te shkurtuar

Altin Pali 3 vite burg/ 2 vite burg , me gjykim të shkurtuar

Valentina Jançe 3 vite burg/ 2 vite burg/ pezullim, shërbim prove

Vait Koshi 18 muaj burg/ 12 muaj burg, me gjykim të shkurtuar

Arjan Demiri 1 vit burg/ 8 muak, me gjykim të shkurtuar

bottom of page