top of page

Kosova vendi më pro amerikan, Serbia vendi më pro rus…


Nga Lutfi Dervishi


Kosova vendi më demokratik në rajon, Serbia vendi më autokratik;


Kosova vendi më pro amerikan, Serbia vendi më pro rus;

Kosova e quan Putinin agresor, Serbia e quan mik;


Kosova vendi që respekton më shumë minoritetet, Serbia vendi më represiv ndaj minoriteteve;


Kosova drejtohet nga njeriu që ka qenë në burgjet e Milosheviqit, Serbia drejtohet

nga bashkepunetori i Milosheviqit;

Kosova e do të ardhmen në Perëndim, Serbia në Lindje;


Kosova gjithnjë viktimë, Serbia gjithnjë vend agresor;


Serbia ushtron dhunë asimetrike, nderkombetaret e bëjnë fajin simetrik;

Kosova është problem që po ndërton një shtet demokratik e multietnik apo Serbia që nuk e njeh Kosovën?


Kosova është problem me politikat dhe veprimet e saj apo është Serbia?

Kosova apo Serbia e kërcënon paqen dhe sigurinë në rajon?


Kosova e ka një problem. Kurti ka rënë në kurthin e perceptimit- si problem më i madh se Vuçiq!

bottom of page