
Në veprimtarinë kriminale të kartelit të mikrokredive, veprimtari e konfirmuar tashmë edhe nga Prokuroria, Kredo.al ka një rol të rëndësishëm.
Ashtu si Iute, Kredo i ka shitur mijëra kredi grupit MCA, ADCA dhe Final të dyshes Arben Meskuti dhe Olsi Ibro, ky i fundit u hodh (ose e hodhën) nga maja e një ndërtese në Tiranë pasi Prokuroria e Tiranës goditi skemën dhe në lojë hyri SPAK-u.
Arlinda Muja është drejtore e Përgjithshme dhe aksionere me 3 % te Kredo Finance.
Arlinda Muja është gjithashtu kryetare e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare.
Pjesë e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare janë Kredo.al, Iute Credit, Fed Invest, Fondi Besa, Noa, Agrokredit etj., pra i gjithë karteli i mikrokredive.
Pronari në letra i Kredos është letonezi Aigars Kesenfelds, një personazh i skeduar për mashtrime me pasoja të rënda, skema piramidale, pastrim parash etj., i dëbuar nga Kosova.
Sipas disa investigimeve mediatike, Aigars Kesenfelds është maska e oligarku rus të listës së zezë Oleg Boyko, i sanksionuar nga SHBA, Australia, Kanadaja dhe Ukraina si pjesë e rrethit të besuar të Putinit.
Për të fshehur lidhjet dhe kontrollin nga oligarku i Putinit, Kredo ndryshon herë pas here emrin dhe pronësinë.
Fillimisht kompania e mikrokredive që zhvat shqiptarët me kredi me interesa deri në 800 %, u regjistrua me emrin Mondo Finance.
Më pas ndryshoi emrin nga Mondo Finance në Kredo Finance. Në vijim u shfaq me emrin Kredo.al.
Në 13 maj 2024, kompania ka ndryshuar emrin nga Kredo në ECFA.
Themelues i Kredos është letonezi Aigars Kesenfelds, lidhje e oligarkut rus Oleg Boyko.
Në 2018, Aigars Kesenfelds ia shet Lredon kompanisë AS Fenderson Properties, pas të cilës qëndron vetë. AS Fenderson Properties ndryshon emrin në AS Finitera.
Në 2020, AS Finitera ia shet Kredon kompanisë NF Capital për 1.6 milionë euro. NF Capital ndryshon emrin në AS Eleving Consumer Finance Holding.
Në 2021, AS Eleving Consumer Finance Holding i ka shitur 3% të kuotave Arlinda Muja për 150 mijë euro. Pas Kredo me emra të ndryshëm dhe pronësi në dukje të ndryshime, qëndron letonezi Aigars Kesenfelds, maskë e oligarkut të Putinit.
Në Shqipëri është ngritur komisioni i posaçëm parlamentar kundër dezinformimit dhe formave të tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit.
Kryetari i këtij komisionit është deputeti Erion Braçe. Në një intervistë për Zërin e Amerikës Braçe tha disa ditë më parë se janë vënë re raste të ndërhyrjeve të huaja edhe në disa sektorë të ekonomisë.
“Fill pas luftës në Ukrainë një pjesë e madhe e operatorëve ekonomikë rus me qëllim për t’iu shmangur sanksioneve janë regjistruar në vendet e BE-së dhe prej andej vazhdojnë aktivitetin, ndërkohë që origjinën e aksionerëve e kanë në Rusi. Ky fenomen është vërejtur dhe vendon tonë, qoftë në pronarë përfitues të drejtpërdrejtë apo pronarë përfitues të nënkontraktorëve të operatorëve ekonomikë që operojnë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Për fat të keq kemi moskoordinim mes institucioneve përsa u takon pronarëve përfitues. Të dhënat në Qendrën Kombëtare të Biznesit nuk përputhen me të dhënat që kanë institucionet e tjera përsa i takon pronarëve përfitues”.
Mbetet për t’u parë në komisioni do të veprojë ndaj Kredo me disa emra, tentakulë e oligarkëve rusë në Shqipëri.