top of page

Krim në familje, vritet me thikë shqiptarja në Itali


Vritet shqiptarja në Itali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e quajtur Borgo Rivo në Terni. Një 60-vjeçare shqiptare është goditur me thikë dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.


Ngjarja mësohet se ka ndodhur pas disa mosmarrëveshjeve të ndodhura në familje, shkaku i së cilave ka qenë xhelozia.


Autoritetet raportojnë se në pranga ka rënë bashkëshorti i viktimës, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Nga mediat lokale, nuk raportohet ende identiteti i viktimës.

bottom of page