top of page

Krimi i rëndë në Paskuqan, identifikohen dy viktima


Zbardhet identiteti i dy prej viktimave në konfliktin me armë që ndodhi sot në një familje në Paskuqan.


Viktimat janë dy gra, Alketa Hysa dhe Etleva Kurti.


Alketa Hysa, 36 vjeçe, ish-bashkëshortja e Ramazan Kutës një nga viktimat e ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në kryeqytet. Plumbat e kallashnikovit të Ramazanit i kanë marrë jetën edhe Etleva Kurtit, motra e Alketës. Ramazani dhe Alketa ishin ndarë prej disa kohësh për shkak të konflikteve me njëri-tjetrin. Ata ishin prindër të dy djemve që jetojnë në Gjermani.


Autori është Ramazan Hurda, i cili ka qëlluar me kallashnikov mbi anëtarët e familjes së ish gruas së tij. Ai është larguar nga vendi i krimit me një makinë “Benz C Class” dhe po punohet për kapjen e tij.


Gjithashtu bëhet me dije se ka edhe të plagosur të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës, ndërsa mësohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.


Ndërkaq mësohet se te Spitali i Traumës janë

dërguar tre persona:


Njëri prej tyre ka ndërruar jetë, një tjetër në ekzaminim dhe i treti në sallë operimi.

Ata janë plagosur me armë zjarri dhe mjete prerëse”, bëjnë me dije burimet



bottom of page