top of page

“Krimi qëndron pas bumit”, italianët ‘braktisin’ klinikat e tyre dhe vijnë në Shqipëri për të…


“Biznes dramatik!”. Ky është përshkrimi që i japin stomatologët italianë tregut dentar në vendin tonë, teksa shumë qytetarë italianë zgjedhin që të kryejnë shërbimet në klinikat shqiptare. “Ka shumë hije për kurimin e dhëmbëve në Shqipëri”, shprehet stomatologu italian. Gazetarja niset për në Tiranë, ndërsa pohon se avioni është mbushur me italianë që zgjedhin që të kryejnë shërbimet dentare në Shqipëri.


“Edhe në aeroportin e Rinasit është një reklamë e madhe në gjuhën italiane për shërbimet dentare. Vinë i marrin direkt në aeroport. Më parë i çojnë në hotel dhe më pas i shoqërojnë drejt klinikave. Një grua po i ankohet policisë se nuk ka ardhur dikush ta marrë. Në fillim duhet të kesh paguar faturën në klinikë, para se të bësh ndërhyrjen, në të kundërt nuk të prek kush me dorë!”, pohon gazetarja në investigimin e saj. Rreth 70% është rritur numri i qytetarëve italianë, krahasuar me vitin e kaluar, që zgjedhin Tiranën për të kryer shërbime dentare. Ndërkohë, gazetarja flet edhe me ambasadën italiane në Tiranë, e cila sugjeron që qytetarët italianë të kenë kujdes klinikat ku zgjedhin të kryejnë shërbime. “Kur dëgjoj emrin ‘Shqipëri’ dridhem”, thotë për një klient anonim. Natyrshëm lind pyetja, ky është një publicitet për stomatologët në Itali dhe antireklamën për atë shqiptarë?





bottom of page