Pushteti i Blendi Gonxhes duket se qëndron mbi çdo gjë tjetër, nga ndërhyrja nëpër institucione deri tek vendim e gjykatës.
Shumica e tenderëve kohën e fundit nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) në varësi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, kanë qenë për lavanderi. Në këto procedura spikat afera e Blendi Gonxhes me biznesmenen Kristinka Leka, të cilës po i jep çdo tender për larje çarçafësh.
Këtë herë Gonxhe ka prokuruar paratë e Spitalit Universitar të Traumës, për të cilin ka zhvilluar tenderin me objekt ‘Kryerja e shërbimit të lavanderisë për një periudhë 36 mujore në Spitalin Universitar te Traumës’.
Pra, Gonxhe jep kontratë 3 vjeçare, ndryshe nga vitet e kaluara. “Gara” për vlerën 2.2 milionë euro u zhvillua me 17 korrik 2024 dhe kishin dorëzuar oferta vetëm 2 kompani: “UNIVERS SERVIS” SH.P.K dhe ABI’S” SH.P.K”. Fituesja dihej qysh para se të niste tenderi.
Së pari po tregojmë se oferta e fituesi është 98% e fondit limit, që duhet të ishte një arsye për anulimin e tenderit.
Ndërsa kujtojmë se firma ABI’S” SH.P.K”po rrëmben çdo tender për lavanderisë të zhvilluar nga Gonxhe. Pak javë më parë ne denoncuam që mori 3.1 milionë euro për shërbimin e larjes së çarçafëve e spitalit Psikiatrik në Elbasan dhe 1.8 milionë euro në Spitalin e Vlorës, të dy tenderë pa garë.
Tani kko kompani hedh në dorë edhe këtë tender me vlerë po aq të lartë. Por si mundi Gonxhe ta përfshinte firmën ABI’S” SH.P.K” edhe në Spitalin e Traumës, me të cilin disa kohë më parë ka patur përplasje ligjore pikërisht për tenderët.
Kompania “ABI’S SHPK” apo ish-“DEVIS SHPK”, e cila aktualisht figuron në pronësi të Kristinka Lekës, fillimisht ka qenë në pronësi të Lefter Lamajt, i cili, për të humbur gjurmët e aktivitetit të tij të dyshimtë, ia kaloi pronësinë Lekës.
Për të humbur gjurmët dhe për të shmangur lidhjet me të kaluarën e tij të dyshimtë, më 22 gusht 2024, shoqëria “DEVIS SHPK” ndryshoi emrin në “ABI’S SHPK”.
Por vetëm emri ndryshoi ndërsa zakoni vazhdon, madje situata është edhe më keq.Firma në fjalë ka detyrime financiare të papaguara ndaj Spitalit Universitar të Traumës, në vlerën e rreth 60 milionë lekëve. Ndërkaq kompania ka humbur dhe gjyqin në shkallën e parë për këto borxhe. Megjithatë, pavarësisht këtyre problemeve, kjo firmë arriti sërish të fitojë një tender nga i njëjti spital. Në fakt, këtë herë dhuratën ja ka bërë Blendi Gonxhe, që sigurisht është më i fuqishëm se drejtoresha Edlira Bode.
Ky është një vendim për t’u studiuar në literaturën e korrupsionit, pasi i jepet tenderi 2.2 milionë euro një subjekti që nuk pranon t’i paguajë borxhet Autoritetit Kontraktor (Spitalit të Traumës).