TIRANË- Kryetari socialist i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana rezulton “borxhli" ndaj Drejtorisë së Tatimeve. Kështu bën me dije gazetari Klodian Tomorri, i cili shkruan se biznesi i Arbanës ka detyrime të papaguara, ndaj dhe Tatimet kanë lejuar kalimin me status të pezulluar pa mbledhur detyrimet edhe pse ligji i detyron të nisin procedurat e mbledhjes me forcë. Po ashtu në denoncimin e tij, Klodian Tomorri shkruan se nëse borxhi ndaj shtetit do të ishte paguar, atëherë emri i tij nuk do të ishte ende në listën e debitorëve, edhe pas 5 vitesh.
DENONCIMI I PLOTË:
Kryetari i Bashkise se Shijakut paska bere nje reagim publik duke me akuzuar mua se kam genjyer kur thashe qe biznesi i tij rezulton debitor tek tatimet. Zoti Arbana thote se emri i biznesit te tij ne listen e atyre qe kane detyrime te papaguara ndaj te shtetit ka dale pas nje gjobe 100 dollare qe ja ka gjeneruar sistemi. Sipas tij, gjoba eshte paguar dhe kete e ilustron me foton e nje mandati pagese, i cili nuk tregon date. Une do isha shume i lumtur ta kisha gabim dhe ta pergenjeshtroja veten. Sepse eshte e rende qe nje zyrtar i larte i shtetit te mos paguaje taksat. Por une kam thene te verteten nga fjala e pare deri tek e fundit. E para, lista e vetme zyrtare dhe ligjore e subjekteve qe nuk kane paguar taksat eshte ajo qe kam publikuar une. Lista gjendet ne faqen zyrtare te Tatimeve. SIpas saj kryetari i Bashkise se Shijakut, sot eshte debitor ndaj tatimeve. E dyta, sipas listes rezulton qe biznesi i zotit Arbana ka hyre ne listen e borxhlinjve ndaj shtetit ne 28 shkurt 2018. Pra prej 5 vjetesh, biznesi i kryetarit te Bashkise se Shijakut rezulton me detyrime te papaguara ne shtet. E treta, ne foton bashkengjitur marre nga faqja zyrtare e tatimeve, ku gjendet lista zyrtare e borxhlinjve eshte dhe referenca ligjore se cfare ndodh me emrin e subjektit debitor kur ai e paguan detyrimin. Sipas ligjit, sapo biznesi paguan borxhin ndaj tatimeve, emri i tij hiqet menjehere nga lista. Pra, nese borxhi i zotit Arbana ka qene vetem 10 mije leke, i lindur ne vitin 2018, te cilin ai e ka paguar, atehere emri i tij ka zero shanse te qendroje ne listen e debitoreve edhe sot pas 5 vjetesh. Perditesimi i fundit i listes eshte bere vetem 10 dite me pare. Forot e mandateve pa date qe ka publikuar kryetari i Bashkise nuk kane asnje vlere prove. Edhe date po te kishin serish nuk kane asnje vlere prove. E vetmja prove zyrtare eshte lista e borxhlinjve qe publikojne tatimet. Keshtu qe ne listen zyrtare te perditesuar 10 dite me pare te atyre qe kane taksa te papaguara ndaj shtetit, biznesi i kryetarit te bashkise se shijakut rezulton debitori numer 29945.
Megjithatë për denoncimin e tij, Tomorri ka marrë edhe përgjigje nga Arbana. Me anë të një postimi në Facebook, ai shkruan se lajmi është i pavërtetë. Ai sqaron se ligjërisht, një biznes nuk mund të mbyllet nëse ka borxhe. E po ashtu, nxjerr edhe një dokument ku pretendohet se thuhet se biznesi është mbyllur pa asnjë detyrim ndaj shtetit. Ndërsa shton se do ta rikthejë aktiv licensën e tij kur të mos jetë më numri një i Bashkisë së Shijakut.
REAGIMI I PLOTË:
Sot gazetari Klodian Tomorri e nisi ditën duke drejtuar sytë nga Shijaku. Nga të gjithë ato punë të mira që janë bërë në Shijak, gjë për të cilën nuk besoj se ka folur ndonjëherë, u mendua se me çfarë lajmi të tërheqë vëmendjen. Bëri "të paditurin" duke nxjerrë një lajm të pavërtetë që lidhet me emrin tim. Fillimisht "truri i ekonomisë shqiptare" siç i pëlqen të njihet z. Tomorri duhet ta dijë, por bën qëllimisht të paditurin, se një biznes nuk mund të mbyllet nëse ka borxhe. Pavarësisht turbullirave që ju krijoni, për ca klikime më shumë, fatmirësisht më mbetet një mendje e kthjellët për t'i sqaruar. Kjo, jo sepse kam kohë me tepri për tu marrë me trazirat që krijoni, por sepse unë e kam detyrim qytetar të tregoj të vërtetën, aq më tepër ndaj kësaj shpifje. Ju nuk keni as autocensurë as kritikë dhe mbi të gjitha ju nuk tregoni TË VËRTETËN. A mund të përtypin e të gëlltisin njerëzit të pavërtetat tuaja që i shisni si lajme z.Tomorri? Më poshtë keni faktet e sqaruara. *Subjekti Me nr nipti K716….2 L ka filluar aktivitetin në vitin 2007 në fushën e veprimtarisë së tregtimit të makinave të përdorura, pjesë këmbimi, servis, import-export të mallrave të ndryshme. Që prej fillimit të aktivitetit është punuar me seriozitet dhe rregullsi. Gjithashtu subjekti ,edhe pse ishte pre e sulmeve politike në 2013 nga ish drejtori i Tatimeve në atë vit, përseri ka kaluar me sukses kontrollet tatimore për gjithë periudhën e aktivitetit. Nga ky kontroll është evidentuar që subjekti ka qene i rregullt në ushtrimin e aktivitetit të tib dhe për më tepër ka një gjendje
KREDITORE pranë Drejtorisë së
Përgjithshme të Tatimeve. Pas ketij kontrolli nuk eshtë ushtruar më aktivitet, për shkak se isha përgjegjës i IKMT, Qarku Durrës. Në kohën që subjekti është pezulluar ne QKB ka qenë pa asnjë detyrim. Do të rihapet si aktivitet në momentin që unë nuk do të jem më kryebashkiak. *Pas pezullimit që kam bërë në QKB, 13 muaj më pas, sistemi ka gjeneruar një gjobë preh 10 mijë lek te vjetra, të cilën e kam paguar. Bashkangjitur dhe faturën e pagesës së kryer.