top of page

Kurti: NATO është një pjesë jetike e së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes sonë


Kryeministri i Kosovëës, Albin Kurti ka ritheksuar edhe njëherë qëllimin e Kosovës brenda NATO-s.


Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti shkruan se NATO ka qenë jetike për Kosovën që nga viti 1999, vitin kur ndali gjenocidin serb.

Ndër të tjera ai tha se NATO është një pjesë jetike e së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes.


“Nga ndalimi i gjenocidit në ’99 deri tek mbështetja e sigurisë së Kosovës, @NATO është një pjesë jetike e së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes sonë. Siç diskutova me @JFC_Napoli Komandant Munsch, ne jemi gati të kthejmë. Edhe këtë vit Kosova do të jetë edhe një herë pjesëmarrëse dhe vend pritës i Defender Europe 23.”- shkruan Kurti

bottom of page