
Stiven Toshkesi është 20-vjeçari i cili ka mbetur i vdekur mbrëmjen e djeshme pas një sherri me thika në afërsi të gjimnazit “Partizani” në rrugën e Dibrës.
I riu është qëlluar me thikë pas një sherri dhe nuk ka mundur të mbijetoj.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacione paraprake
Më datë 18.04.2023, rreth 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit Ensi Maze 18 vjeç, dhe Axel Hoxhaj 18 vjeç, kanë plagosur me mjete prerëse shtetasin Stiven Toshkësi 20 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.