Në mesnatë të shtënat me armë zjarri shkaktuan panik në Pukë.
Kandidati i socialistëve dhe njëkohësisht kryetari në detyrë, Gjon Gjonaj ka akuzuar se janë qëlluar mbështetës të socialistëve.
Në kërkim u shpall një 26-vjeçar. Klaudio Prendi është autori i të shtënave me armë në Pukë.
Mediat shkruajnë se i riu është djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, i cili u dorëhoq pasi filloi Vetingu.Arsyet e ngjarjes që i riu udhëtoi nga Tirana në Pukë me “Maserati” dhe qëlloi me armë nuk dihen ende.
Deri tani nuk ka asnjë reagim nga pala tjetër, nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë” apo edhe vetë kandidati, Rrok Dodaj.