top of page

Kush është Marin Biçoku, njeriu i punëve të pista të Familjes Berisha, fluturime me Liri Berishën e Malltezin! U ‘shpërblye’ me apartament

Në dosjen voluminoze të aktakuzës që SPAK ka ngritur në drejtim të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, pasqyrohen një sërë aktesh ligjore dhe vendimesh që janë marrë, që çuan në privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani. Në dosjen e SPAK, diskutohet mbi vendimin e KRRT-së së Bashkisë së Tiranës, që çoi në ndryshimin e destinacionit t ëish-kompleksit sportiv, ku thuhet se pavarësisht se kush ishte në drejtimin e këtij institucioni (Bashkia Tiranë drejtohej nga Edi Rama), shumica e anëtarëve i përkisnin qeverisë qëndrore.“KRRT e Bashkisë Tiranë, pavarësisht se nga kush drejtohej kjo e fundit, në fakt kishte në përbërje, shtetas të cilët kishin varësi nga pushteti qendror që udhëhiqej pikërisht nga shtetasi Sali Berisha. Kështu vetë Gjykata Kushtetuese, në vendimin nr 29 dt 21.12.2006, arsyeton se: “…Neni 19 i ligjit nr. 8405, dt 17.09.1998 “Për Urbanistiken”, që parashikon përbërjen e KRRT-së së Bashkisë, Tiranë me një shumicë të cilësuar nga përfaqësues të pushtetit qendror dhe me pakicën prej 1/3-ës të anëtarëve nga pushteti vendor, përbën një tjetër shkak, nga i cili ka lindur mosmarrëveshja e kompetencës ndërmjet dy pushteteve….

Duke iu referuar dispozitës ligjore përkatëse rezulton se shumica e cilësuar e anëtarëve të KRRT-së, nuk përfaqësojnë bashkinë. Ekzistenca e një rregullimi normues të tillë, që kërkon minimumin e 2/3-ve të anëtarëve për të konsideruar të vlefshme mbledhjen e KRRT-së, nuk i krijon mundësi autoritetit vendor të gëzojë instrumentet e nevojshme ligjore për ushtrimin normalisht të funksionit dhe të vendimmarrjes në fushën e planifikimit urban, duke e vendosur atë, në këtë mënyrë, nën vullnetin e pushtetit qendror. Për rrjedhojë, neni 19 i ligjit nr. 8405, datë 17.09.1998 “Për Urbanistiken”, bie ndesh me parimin e decentralizmit të pushtetit dhe të 85 autonomisë vendore, parashikuar nga neni 13 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nga Karta Europiane e Autonomisë Vendore””, thuhet mes të tjerave në dosjen e SPAK.

Prokuroria e Posaçme është ndalur më pas në marrëdhëniet e sekretarit të KRRT-së së Bashkisë Tiranë (Viti 2006), Marin Biçoku, me pjestarët e familjes Berisha dhe Malltezi, ndërsa rezulton pronar i një apartamenti nga shoqëria Homeplan, për të cilin nuk ka paguar asnjë qindarkë, madje ka përfituar nga kjo kompani dhe një shumë prej 12 mijë e 500 eurosh.“Në dy mbledhje të Këshillit të Rregullimit të Territorit, Bashkia Tiranë, është diskutuar ndryshimi i destinacionit si më sipër cituar, konkretisht në mbledhjet e datave 03.06.2006 dhe 08.06.2006. Nga pjesmarrësit në këtë mbledhje, sipas akteve të administruara, ka rezultuar se grupi i Partisë Demokratike, rezulton të ketë pasur në krahun e vet, të paktën shtetasit Sokol Behaj, Adrian Myderizi, Marin Biçoku, Arben Qirjako (shih vendimin e Këshillit Bashkiak Tiranë, nr 21 datë 17.07.2009 mbi shkarkimin dhe emërimin e 3 anëtarëve të KRRT-së të Bashkisë Tiranë, ku pasqyrohen emrat e këtyre shtetasve si propozime të grupit të këshilltarëve të Partisë Demokratike të Këshillit Bashkiak). Në këto mbledhje, konstatohet se kanë marrë pjesë ndër të tjerë edhe shtetasi Marin Biçoku, i cili rezulton të jetë drejtori i Drejtorisë së Planifikimit të Territorit në Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit dhe bashkëpunëtor i ngushtë, si i familjes Malltezi ashtu edhe i familjes Berisha. 64.1. I pyetur më datë 22.11.2023 shtetasi Marin Biçoku ka deklaruar se:

“Nga viti 2000 deri në vitin 2005 kam punuar privatisht si arkitekt. Nga nëntori 2005 deri në qershor 2009 kam qenë drejtor pranë Drejtorisë së Politikave Planifikimit urban në Ministrinë e Punëve Publike dhe Infrastrukturës. Pas këtij viti, nga 01.09.2009 kam vijuar të ushtroj aktiviteitn tim privat pranë studio MB Studio, si arkitekt ku jam ortak i vetëm dhe administrator. Gjithashtu dua të sqaroj se nga muaji nëntor 2005 deri në qershor 2009 kam qenë anëtar i Këshillit të Rregullimit të Territorit të Bashkisë Tiranë. Periudhën 2005-2009 dua të sqaroj se ka qenë e ndarë në dy periudha ku periudha e parë të qënit anëtar vinte sipas parashikimeve ligjore ku drejtor i urbanistikës pranë Ministrisë përkatëse ishte automatikisht anëtar i KRRT- së Bashkia Tiranë dhe periudha e dytë, sipas përcaktimeve ligjore, isha i zgjedhur nga anëtarët e Këshillit Bashkiak si anëtar i KRRT-së Tiranë…. 64.1.1. Shtetasi Marin Biçoku, sipas shkresës nr. 1000/1 prot datë 06.02.2024 të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, rezulton se ka qenë punonjës i ish Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Politikave të Planifikimit Urbane në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave dhe Planifikimit për Punët Publike dhe Rregullimin e territorit për periudhën 14.11.2005 deri më 14.07.2009.

Shtetasi Jamarbër Malltezi, gjithashtu ka qenë i atashuar në këtë ministri, pasi siç rezulton nga aktet, ka mbajtur pozicionin e koordinatorit të projektit “Menaxhimi i Integruar dhe Pastrimi i zonës bregdetare”. Konkretisht na janë përcjellë disa akte ku evidentohen të dhëna për shtetasin Jamarbër Malltezi si shkresë me nr 909 prot datë 18.12.2007 e Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Njësia e Koordinimit të Projektit, Menaxhimi i Integruar dhe Pastrimi i zonës bregdetare nënshkruar nga koordinator Jamarbër Malltezi; shkresë nr. 6910 prot datë 13.09.2007 të Ministrit të Punëve Publike i ndjeri Sokol Olldashi, e miratuar nga J.Malltezi, drejtuar Ministrit të Drejtësisë me anë të cilës dërgohet për përkthim zyrtar Letër Marrëveshja e Grantit të Programit Global të Mjedisit (GEF) TF 056176 për bashkëfinancimin e projektit “Menaxhimi i Integruar dhe Pastrimi i zonës bregdetare” në shumën 950 000 $ midis Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) dhe Ministrisë së Financave etj. Gjenden akte me nënshkrimin e shtetasit Malltezi që në janar 2006.

Evidentohet nga dokumentacioni i përcjellë se, kostoja totale e projektit është 38.56 milionë USD dhe qeveria do të kontribuojë 5.71 milionë USD. Kreditimi aprovohet që më datë 29.06.2005 dhe PCU Coordinator është përcaktuar Jamarbër Malltezi kurse Eorld Bank Task Team Leader Rita Cestti”, citohet në dosjen e siguruar nga ZËRI.

I pyetur më datë 22.11.2023 shtetasi Marin Biçoku ka deklaruar seNga viti 2000 deri në vitin 2005 kam punuar privatisht si arkitekt. Nga nëntori 2005 deri në qershor 2009 kam qenë drejtor pranë Drejtorisë së Politikave Planifikimit urban në Ministrinë e Punëve Publike dhe Infrastrukturës. Pas këtij viti, nga 01.09.2009 kam vijuar të ushtroj aktivitetin tim privat pranë studio MB Studio, si arkitekt ku jam ortak i vetëm dhe administrator. Gjithashtu dua të sqaroj se nga muaji nëntor 2005 deri në qershor 2009 kam qenë anëtar i Këshillit të Rregullimit të Territorit të Bashkisë Tiranë. Periudhën 2005-2009 dua të sqaroj se ka qenë e ndarë në dy periudha ku periudha e parë të qënit anëtar vinte sipas parashikimeve ligjore ku drejtor i urbanistikës pranë Ministrisë përkatëse ishte automatikisht anëtar i KRRT-së Bashkia Tiranë dhe periudha e dytë, sipas përcaktimeve ligjore, isha i zgjedhur nga anëtarët e Këshillit Bashkiak si anëtar i KRRT-së Tiranë.

Prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai, citojnë në dosje se Marin Biçoku, nuk rezulton të ketë vetëm marrëdhënie pune me familjen ish-kryeministrore, por ai shfaqet i angazhuar gjatë gjithë kohës me shtetasit Berisha dhe Malltezi.

Fluturimet e Marin Biçokut me anëtarët e familjes Berisha

“Konkretisht me shtetasen Liri Berisha, vërehet se angazhohet në ndërtimin e dy vilave në Farkë. Ky shtetas identikohet në datë 21.04.2007 të ketë hyrje të përbashkët me shtetasin Jamarbër Malltezi, me linjën ajrore Austrian Airlines – OS 847/848 ku shtetasi Marin ka hyrë në orën 00.05 në aeroportin e Rinasit dhe Jamarbëri në orën 00.02.

Më datë 30.05.2008, respektivisht në orën 20.11 dhe 19.55, shtetasit Marin Biçoku, Jamarbër Malltezi dhe Argita Malltezi, rezulton të kenë dalë nga territori i R. Shqipërisë me linjën ajrore Al Italia-AZ 506/511 Milano dhe janë kthyer më datë 31.05.2008 në orën 20.18 dhe 20.03.

Më datë 14.11.2010 shtetasi Marin rezulton të ketë dalë nga territori i R.Shqipërisë në orën 11.43 me linjën ajrore Lufthansa Munih dhe në orën 11.40 ka dalë me të njëjtën linjë edhe shtetasja Liri Berisha. Të dy këta shtetas janë kthyer me të njëjtën linjë ajrore në datë 17.11.2010 në orën 11.55 dhe 11.53.

Më datë 10.01.2011 shtetasi Marin rezulton të ketë dalë nga territori i R. Shqipërisë në orën 10.54 me linjën ajrore Turkish Airlines – TK 1073/1074 Stamb dhe në orën 10.48 ka dalë me të njëjtën linjë edhe shtetësja Liri Berisha. Të dy këta shtetas janë kthyer me të njëjtën linjë ajrore në datë 13.01.2011 në orën 09.45 dhe 09.49. Më datë 24.09.2012 shtetasi Marin rezulton të ketë dalë nga territori i R.Shqipërisë në orën 13.35 me linjën ajrore Lufthansa-Lufthansa Mynih dhe në orën 13.34 ka dalë me të njëjtën linjë edhe shtetësja Liri Berisha. Të dy këta shtetas janë kthyer me të njëjtën linjë ajrore në datë 28.09.2012 në orën 11.42 dhe 11.43.

Më datë 22.11.2012 shtetasi Marin rezulton të ketë dalë nga territori i R.Shqipërisë në orën 05.39 me linjën ajrore Belle Air-Londra 555-556 dhe në orën 05.28 ka dalë me të njëjtën linjë edhe shtetësja Liri Berisha. Të dy këta shtetas janë kthyer me të njëjtën linjë ajrore në datë 24.11.2012 në orën 19.16 dhe 18.51”, thuhet në dosje.Apartamenti dhuratë që Marin Biçoku mori nga kompania HomeplanMe shoqërinë Homeplan sh.p.k., e cila nuk kishte lindur ende në këtë periudhë, por e cila shtrin ndërtimet si investitore në territoret e ish klubeve Partizani, shtetasi Marin Biçoku, në vitin 2010, lidh akt marrëveshje për përfitimin e një apartamenti të identifikuar me nr 254 me sip 75.02 dhe verandë 34.56 m2. Megjithëse çmimi i përgjithshëm i shitjes është përcaktuar se është 62 302 euro, nuk dokumentohet që ai ta ketë paguar atë. Madje, përveç mospagimit të kësaj shume, edhe është shpërblyer me një shumë parash në vlerën 12 500 euro për kontributin e dhënë.

Në një dokument të rekuperuar nga Laptop-i i markës SONY, nr serial C3LNOZA, i sekuestruar pranë Studio Pustina, nëpërmjet aktit të ekspertimit teknik kompjuterik nr 149 datë 11.08.2023, evidentohet në formatin excel llogaritë e klientëve, të cilët kanë blerë apartamente në kompleksin Magnet. Për shtetasin Marin Biçoku është bërë shënimi: Apartamenti 254+ 12.000 euro i janë dhënë Z. Biçoku për të kompesuar kontributin që Z. Biçoku ka dhënë në favor të Homeplan shpk”:

Sipas ekspertimit të kryer në hard diskun e sekuestruar pranë studio Pustina, rezulton se është gjendur një dokument “Arka 2010 Homeplan påf i modifikuar për herë të fundit më datë 11.07.2011 ku pasqyroht se me MP 1 datë 16.06.2010 shtetasit Marin Biçoku i është bërë një pagesë prej 12 500 euro ose 1 708 625 lekë. Sipas MA 83 datë 01.12.2010 evidentohet se shtetasi Marin Biçoku, ka bërë një pagesë prej 63.50 euro, për ndryshim, rifinitura në ap 254.

Referuar dokumentave të sekuestruara pranë Studio Pustina, është gjetur një dokument me logon Homeplan Analizë, datë 05.08.2011, ku shfaqet analizë e arkës së shoqërisë Homeplan sh.p.k. për periudhën 01.01.2010 – 31.12.2010, me referenca mandat pagesash ku është bërë shënimi për shtetasin Marin Biçoku se i janë dhënë me mandat pagesën nr. 1 datë 16.06.2010 një shumë prej 12 500 euro.

Me shkrim dore është bërë shënimi: MP nr. 1 Kthim fondi “Klientit” M.Biçoku i cili nuk ka paguar asnjë këst (shpjegim tjetër F.B). Ky dokument rezulton i nënshkruar nga shtetësja Suzana Aliaj. Për të njëjtën periudhë (01.01.2010 31.12.2010) evidentohet gjithashtu dokumenti i datës 15.08.2011, me përshkrimin Homeplan Analizë, në të cilin paraqiten pagesat në euro, nga arka e shoqërisë Homeplan.

Me interes për hetimin konstatohen lëvizjet e mëposhtme: Mandat Pagese me nr.1, datë 16.01.2010, në vlerën 12.500 euro, për Marin Biçoku. Nga hetimi rezulton se 12,500 euro janë arkëtuar nga Fatmir Bektashi si borxh nga ortaku në të njëjtën date. Në të njëjtin dokument evidentohen shënimet me shkrim dore si më poshtë: Sqarim: 1. MP nr.1.- Kthim fondi ” Klientit M. Biçoku i cili nuk ka paguar asnjë këst (shpjegim tjetër F.B): 2. MP nr. 2,73,74,60- derdhje në bankë për klientët që kanë paguar në cash ( efekte fiskale): 3. MP 72-është sipas listës që ju keni si likujdim për kontakt. Kjo faqe është e nënshkruar nga shtetësja Suzana Aliaj.

Gjithashtu rezulton në një dokument tjetër të sekuestruar pranë Studio Pustina me emërtimin “Homeplan, arkëtim dhe cash out datë 30.09.2013” i nënshkruar nga shtetasi Fatmir Bektashi ku është bërë shënimi në lidhje me arkëtimet dhe shpenzimet e shoqërisë Homeplan. Evidentohet se në zërin shpenzime, nënzërin Investime, është shënuar me nr rendor 37 Marin Biçoku, me shumë të dhënë 12 500 euro.

Referuar akt ekspertimit të hard diskut, të sekuestruar pranë studio Pustina, evidentohet një dokument i emërtuar “Kontrata 2010-2011”. Në këtë dokument, në faqen e parë të dokumentit excel me emërtimin “Apt 2010-x Pronarin” ku me kodin 254 në strukturën Homeplan 2, shtetasi Marin Biçoku, pasqyrohet më datë 30.12.2010, në shumën 62 302.50 euro, me sip totale 75.02 m2, me çmim 830.48 euro/m2, por është evidentuar si klient megjithëse gjendet në listën e pronarëve.

Nga i njëjti akt ekspertimi (hard drive sekuestruar tek Studio Pustina), rezulton se në dokumentin në exel “Homeplan shitje 2010-2011 evidentohet emri i shtetasit Marin Biçoku, me datë të kontratës 19.06.2010, sip totale 109.58 m2, çmimi 675 euro/m2 sip verande 34.56 euro me çmim 337.50 euro për m2. Në diferencë nga klientët e tjerë për këtë shtetas nuk evdentohet kryerja e asnjë pagese. Nga akti i ekspertimit të hard diskut të sekuestruar pranë studio Pustina, është gjendur një dokument në pdf me emërtimin “Analiza Llog Klasa 1-4 (1)” i krijuar për herë të fundit më datë 01.04.2012. Në faqen 32 evdientohen veprime në lidhje me shtetasin Marin Biçoku: VS 2 datë 01.01.2011 E- Çelje viti 2011 klientë Homplena/çelje viti, debituar 12 500 euro dhe më datë 31.12.2011 me VS 48, sistemim veprimi për Marin Biçoku/sistemi 12 500 euro.

Me kontratën e shitblerjes nr 159 rep nr 94 kol datë 28.01.2013 para noteres Laura Pustina është lidhur kontrata e shitjes mes shitësit shoq Homeplan sh.p.k. dhe blerësit Marin Biçoku, për pasurinë apartament me nr 28 me nr pasurie 3/201+2-28 ZK 8220 me sip 66.6 m2 rruga Frosina Plaku, kati i pestë i godinës 9 katëshe, shk 2 Tiranë. Ap nr 28 ka edhe sip verande 34.56 m2 dhe sip të përbashkët 9.25 m2. Çmimi i shitjes është 62 303 euro i cili sipas nenit 2 deklarohet nga palët se është paguar totalisht nga blerësi përpara lidhjes së kësaj kontrate dhe shitësi nuk ka më pretendime për të.

Me faturen tatimore nr. 8 datë 28.01.2013 rezulton se shoq Homeplan sh.p.k. i ka shitur një njësi ap 28 (254), në vlerën 62 303 euro ose 8 692 515 lekë shtetasit Marin Biçoku. Nga ekspertimi i lap topit të sekuestruar në studion Pustina, është gjetur një dokument në formatin excel, i modifikuar për herë të fundit më datë 28.10.2013 ku për shtetasin Marin Biçoku më datë 12.02.2013 është bërë shënimi: “Marin Biçoku, kontratë shitblerje me HP (me ulje). Më datë 12.02.2013, rezulton se është bërë aplikimi nga shtetasi Marin Biçoku për regjistrimin e kontratës por me shkresën datë 21.02.2013 është njoftuar nga ZVRPP se kontratës i mungon vula e njomë e shoq Homeplan sh.p.k. Për këtë arsye është bërë riaplikim më datë 28.02.2013. Pikërisht në këtë datë është regjistruar edhe pasuria e mësipërme në emër të tij.

Më datë 16.01.2024, është pyetur, shtetasi Marin Biçoku, i cili ka deklaruar se, pothuajse gjysmën e shumës e kishte siguruar nga të ardhurat që siguronte prej firmës së tij MB Studio të cilën e ka hapur në vitin 2009 dhe nga viti 1994 ka punuar profesion të lirë si arkitekt, pra aktivitet privat. Dy shkëputje ka nga ky aktivitet e konkretisht në periudhën nga fundi i vitit 2000 deri në fillim të vitit 2001 ku ka punuar në Bashkinë e Tiranës dhe tjetra në Ministrinë e Punëve Publike nga fundi i vitit 2005 deri në mesin evitit 2009. Gjysmën tjetër të shumës pretendon se e ka siguruar nga miqtë e tij, të cilëve ju ka marrë borxh por nuk prefereon të përmendë emra. Pagesën pretendon se e ka bërë me cash, në disa këste, për dy-tre ditë. Pranon se ka përfituar një ulje prej 10% në çmim pasi mori përsipër pagesën e menjëhershme të vlerës së apartamentit dhe kjo është përcaktuar në akt marrëveshjen e lidhur me shoqërinë Homeplan sh.p.k.

Me kontratën nr 747 rep nr 431/1 kol datë 22.04.2013 shtetasi Marin Biçoku, e shet pasurinë e mësipërme në vlerën 55 000 euro tek shtetësja Xhulia Rruga, 7 303 euro më pak. Më datë 16.01.2024, shtetasi Marin Biçoku, i pyetur në lidhje me shumën prej rreth 12 000 euro që pasqyrohet se i është dhënë bashkë me apartamentin, për të kompensuar kontributin që ai ka dhënë në favor të shoqërisë Homeplan sh.p.k. deklaron se, nuk ka asgjë për të thënë në lidhje me këtë koment. Nuk është në dijeni të asaj që është shkruar dhe se nuk ka dhënë kontribut në favor të shoqërisë Homeplan.

Në fakt, rezultojnë një tërësi aktesh që në përputhje me njëra tjetrën vërtetojnë se shtetasi Marin Biçoku nuk ka bërë pagesë çmimi për apartamentin e marrë nga shoqëria Homeplan sh.p.k. dhe se atij i është paguar plus edhe shuma prej 12 500 euro. Kështu, nga ekspertimi i laptopit të sekuestruar shtetases Andia Pustina, i markës SONY, model PCG-7TIL, me product Key K873M-6JMJ, me barcode 00045-830-720-227, ekspertim ky i pasqyruar në aktin me nr. 149 datë 11.08.2023 është evidentuar një dokument i krijuar më datë 17.12.2010, me autor user dhe autor të fundit Financa 1 me emërtimin “2591744” në excel, me disa faqe, me modifikim të fundit më 29.11.2011, ku shfaqen emrat e personave si klient apo pronarë për shoqërinë Homeplan dhe blerjet që kanë bërë apo përfitimet e pasurive

Për shtetasin Marin Biçoku, evidentohet me nr rendor 346, në njësinë apartamente, si klient, më datë 19.06.2010, me sip 109.6 m2, me çmim 675 m2, me shumë totale 62 302.5 euro dhe lënë bosh rubrikat si të arkëtuara dhe ajo për t’u arkëtuar shënuar me vlerën 0. Në një dokument i krijuar më datë 17.12.2010, me autor user dhe autor të fundit Financa I me emërtimin “2610688” në excel, me disa faqe, me modifikim të fundit më 09.04.2012, ku shfaqen emrat e personave si klient apo pronarë për shoqërinë Homeplan dhe blerjet që kanë bërë apo përfitimet e pasurive.

Për shtetasin Marin Biçoku, evidentohet se është shënuar si klient: më datë 19.06.2010, për një njësi ndërtimore me sip 109.58 m2, me çmim 675 në një vlerë totale prej 62 302.5 euro. Konstatohet se në rubrikën “Të arkëtuara” nuk është shënuar asnjë vlerë dhe “Për t’u arkëtuar” është shënuar vlera 0. Në një dokument me emërtimin “2641920”, me datë krijimi 17.12.2010, datë modifikimi 09.07.2012 dhe autor të fundit Financa 1. Ky dokument rezulton të ketë disa faqe, mban sipër stemën “Homeplan Rezidencë banimi” ku në faqen e parë “Të dhënat” evidentohet ndarja e dokumentit në këtë mënyrë: Depo nga nr referencës 8 deri në nr 142; Garazhe nga nr referencës 144 deri në 226; Njësi shërbimi nga nr referencës 228 deri më 281; Apartamente nga nr referencës 283 deri më 784.



bottom of page