top of page

Kush ishte shënjestër e plumbave në Kamëz? Flasin pronari dhe qiraxhiu


Të shtënat me armë zjarri zgjuan mëngjesin e sotëm Kamzën. Policia bëri me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 05:40 në bulevardin “Donald Trump”.

Si pasojë e të shtënave janë thyer xhamat e lokalit. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar pasi lokali gjatë sulmit ka qenë i mbyllur.

Lokali është në pronësi të Astrit Lamit, por ia ka dhënë me qira një personi tjetër, konkretisht Ndriçim Mullhajt.

Paraprakisht po hetohet ndonjë konflikt i pronarit ose qiraxhiut. Megjithatë të dy kanë deklaruar se nuk kanë konflikte.


bottom of page