top of page

Kush janë 2 njerëzit që vrau i “tmerrshmi i Lushnjës”?

Policia e shtetit ka njoftuar se është arrestuar në Janinë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë autori i dyshuar i masakrës së Lushnjës Laert Haxhiu. I arrestuari në Greqi përdorte emrin Mikis Askaldis

Haxhiu është dënuar me 18 vite burg për vrasjen e Zamir Latifit e Jurgen Hoxha dhe u plagosjen e Marjus Xhepexhiu e Bujar Turku. Ngjarja në fjalë ndodhi në Lushnjë në vitin 2017.Po kjo nuk ishte hera e parë që ai kryente një krim Haxhiu ishte i dënuar më parë për vrasjen e Gerti Lalës, i cili njihej edhe si “Iriqi”, vrasës i bandës së Aldo Bares. Ai ishte vetëm 18 vjeç kur e goditi me thikë. Bashkë me shokët e tij e qëlluan tre herë me pistoletë në kokë Gerti Lalën, në hyrje të pallatit të tij.

Për masakrën e Lushnjes GJKKO ka dënuar me burgim të përjetshëm Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, të shpallur fajtor për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe plagosjen e Bujar Turkut dhe Marius Xhepexhiut, në Lushnjë në 2017.

bottom of page