top of page

Kush lëndon më shumë dhuna e Rrajave apo heshtja e Edi Ramës?

  • Writer: Infrared Infrared
    Infrared Infrared
  • Jul 8, 2023
  • 1 min read


Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për heshtjen e Kryeministrit Edi Rama, lidhur me ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në Borizanë, ku dy qytetarë u dhunuan barbarisht nga fisi Rraja.


Çollaku shkruan se heshtja e kryeministrit Edi Rama është akoma më e rëndë, se pamjet e dhunës.


“Kush lëndon më shumë heshtja e Kryeministrit apo dhuna e fisit të deputetit mbi qytetarin!?


Heshtja e Kryeministrit për rastin është më e rëndë se dhuna e shkopinjve mbi qytetarin e shtrirë në tokë.


Në fakt heshtja është dhuna e vërtetë ndaj gjithë qytetarëve normal të ketij vendi”, shkruan Çollaku.



Kommentare


bottom of page