në 2022 për aferën mafioze të mikrokredive. Demaskoi në janar 2023 kryemafiozen e BKT-së, Arjana Xhafën, e cila bashkë me drejtorin “kodosh” Seyhan Pencablıgil bllokoi rrogat e mijëra klientëve të BKT-së me shkresat fallco të dy përmbaruesve të diskretituar. Pretendimi i BKT-së në atë kohë ishte se klientët kishin borxhe për t’i paguar mashtruesve Ibro&Meskuti të mikrokredive MCA-Final.
Qindra familje nuk festuan Vitin e Ri 2023 sepse Arjana Xhafa dhe tutori i saj turk ishin pjesë e kartelit të mikrokredive, kreu i të cilit vazhdon të jetë Guvernator i Bankës së Shqipërisë, ndërsa bashkëpunëtorët më të afërt janë disa në burg, disa në hyrje të tij.
Nga viti 2021 viktimat e “Arjana Xhafës” me shokë u morën zvarrë në sportelet e BKT-së, duke mos i lejuar të merrnin rrogat e tyre mujore, asnjë lek as për të mbajtur frymën gjallë.
Njerëzit vuajtën për bukën e gojës për shkak të skemës që duhej të mbahej me dhunën e bllokimit BKT. Shteti kishte abonuar shumë institucione dhe punonjesit e tyre në bankën turke për rrogat.
Arjana Xhafa me Seyhan Pencablıgil, dy “xhahilet” e BKT-së dhanë urdhër të prerë që asnjë rrogë të mos merrej nga “borxhlinjtë” e MCA dhe Final për disa vjet aq sa skema lulëzoi dhe bëri mijëra viktima. Miliona euro u bllokuan nga kompjuteri i BKT nga prej vitit 2021.
U bllokuan paratë e shqiptarëve që kishin llogaritë thjshta dhe ato të rrogave në BKT në të gjitha degët e Shqipërisë. Arjana Xhafa kishte dhënë urdhër “Asnjë lek nuk do marrin po nuk shkuan te MCA. Bllokim total”. Urdhri ishte i pashkruar, por infrared.al e ka konfirmuar në 5 degë në gjithë Shqipërinë në atë kohë “Shefe Arjana ka dhënë urdhër, vetëm ajo zhbllokon…”
Skema mafioze e Arianës funksionoi në qindra raste. Njerëzit u viktimizuan deri në atë pikë sa pranuan kushtet e vëna nga Arjana dhe MCA, duke nënshkruar kontrata kredish me kushte fajdeshArjana e mbajti Palin peng të bllokuar derisa ai u vetësakrifikua tek dera e SPAK.
Askush nuk foli për shkaktaren e këtij akti ekstrem që solli viktimën e parë të mikrokredive, Pal Trashaj. As prokuroria nuk njoftoi për ndonjë të pandehur në lidhje me vdekjen e Palit. Pal Trashaj pretendonte me letrën e tij se llogaria i mbahej e bllokuar “ditën për diell” me pa të drejtë nga njerëz me emra dhe mbiemra, Arjana Xhafa njëri prej tyre, tjetri kodoshi turk.
Dirigjentja e aferës së “Miell Tirana” e kthyer tashmë në dirigjenten e skemës së mikrokredive në BKT, tregohet me gisht nga viktima e mikrokredive Pal Trashaj. Arjana Xhafa iu përgjigj Pal Trashajt se nuk ia zhbllokonte llogaritë pa paguar 4.8 milionë lekë te MCA. Pali nuk pranoi të paguajë hraçin por zgjodhi vdekjen.
Arjana me kodoshin turk vazhdojnë biznesin BKT.
Për çdo bllokim si i Palit, turku Seyhan dhe shqiptarja Xhafa kanë marrë pjesën duke mbajtur “peng” prej vitesh llogaritë e mijëra shqiptarëve në BKT pa i hyrë gjemb në këmbë.
Pali lirohet nga prokuroria pas vdekjes.
Një lajm i pakonfirmuar zyrtarisht nga Prokuroria e Tiranës ka qarkulluar nga dje në disa media: “Prokuroria zhbllokon mijëra llogari të bllokuara nga piramidat e MCA-Final”.
Nuk kuptohet se si ka vepruar prokuroria me zhbllokimin e miliona eurove të skemës “Arjana Xhafa” në BKT.
Nëse ka arrestuar Arjana Xhafën dhe tutorin Seyhan bashkë me përmbarusin kodosh për mashtrimin e 11 mijë shqiptarëve ky do të ishte një lajm i mirë.
Nëse ka kërkuar nga Arjana dhe tutori i saj zhbllokimin e llogarive ashtu si kërkoi Pal Trashaj në 2022 por BKT i thohte “JO”, atëherë ky do ishte lajm i keq. Mdje këtu do lindin pyetje dyshimi të një problem akoma edhe më të madh se më parë.
Kush po përpiqet të fshehë mashtrimin e madh me një zhbllokim të madh?
Çfarë përgjigje do merrte Pal Trashaj sot, pas vdekjes, për kërkesën e tij “Kërkesë urgjente për zhbllokimin e pagave”?
A jemi para rastit më mire vonë se kurrë, apo nxitoni që mos zbulohet kurrë e vërteta?
Përgjigjet nuk do i japin të vdekurit, por të gjallët. Një prej tyre është Arjana Xhafa. Përse mbahej e bllokuar llogaria e Palit?