Gjykata Kushtetuese njoftoi se ka pranuar në Dhomën e Këshillimit padinë e Partisë Demokratike për taksimin e profesioneve të lira.
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku që depozituar padinë në Gjykatën Kushtetuese tha brenda datës 21 maj do të dorëzojnë parashtrimet sa i takon tatimit të profesioneve të lira.
Ajo ngriti shqetësimin se në disa biznese norma e taksës ka shkuar në 30-40, ndërsa disa të tjerë kanë mbyllur bizneset e tyre.
Tabaku i bëri thirrje pak kohë më parë Gjykatës Kushtetuese të ngrihet në nivelin që i takon dhe të japë një vendim në të mirën publike.
“Besoj se është një shenjë që grupi parlamentar i PD-së dhe individët e Komisionit të Ekonomisë janë të shqetësuar për të mirën publike, për dëmin që po shkakton në këtë shtresë të caktuar të popullsisë dhe janë të shqetësuar sepse sot buxheti i shtetit është kthyer në një listë favoresh”, tha Tabaku.