top of page

Kuvendi voton kërkesën e opozitës për shkarkimin e Nikollës, Rama mbërrin në Parlament

  • Writer: Infrared Infrared
    Infrared Infrared
  • Feb 16, 2023
  • 1 min read

Në seancën e sotme plenare Kuvendi do të votojë për kërkesën e deputetëve të opozitës për shkarkimin e kryetares Lindita Nikolla.

Bëhet me dije se kryeministri Edi Rama ka mbërritur në parlament, ku do të jetë i pranishëm në procesin e votimit, ndonëse ka munguar prej disa seancash, shkruan Infrared.al


Ndërkohë mbrëmjen e sotme, kryeministri do të jetë i ftuar në “Opinion” me gazetarin Blendi Fevziu, ku do të flasë për një serë çështjesh aktuale.

Comments


bottom of page