“Kyç gojën” për Ahmetajn! Arrestimet e kryebashkiakëve socialistë, Balla: PS s’është zyrë avokatie
- Infrared Infrared
- Mar 20, 2023
- 4 min read

TIRANË- Me shumë interes për gazetarët ishte një mendim i kreut të grupit parlamentar, Taulant Ballës për zhvillimet që po ndodhin me ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetajn.
Gjatë deklaratës për gazetarët, Balla refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve për Ahmetajn, lidhur me kontrollet e BKH-së në banesën e ish-bashkëshortes dhe vilën e partneres aktuale. Ai u shpreh se i mbaroi përgjigjet për sot, e se do flasë javës që vjen.
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla u pyet ditën e sotme për arrestimin e kryebashkiakut socialist të Bulqizës Lefter Alla nga SPAK. Në një prononcim për mediat ai tha se PS e ka treguar në të gjitha rastet e ngjashme se nuk bëhet mburojë e asnjëri që ka një llogari të hapur me drejtësinë.
"E gjithë kjo histori ka të bëjë me një fakt të gjithëpranuar se reforma në drejtësi është një nga arritjet më të madhe. Kemi pranimin se para drejtësisë të gjithë janë të barabartë dhe faktin se reforma në drejtësi ka ngritur institucione që tashmë po bëjnë punën e tyre. Të gjithë ju jeni dëshmitarë të të gjitha përpjekjeve të kundërshtarëve tanë për të penguar reformën në drejtësi. Opozita ka bërë të gjitha përpjekjet për të penguar procesin e vettingut. Ne nuk mbrojmë askënd, përgjegjësinë para ligjit e ka secili prej tyre. Kryetari i Bashkisë Bulqizë dhe ai i Lushnjës janë arrestuar dhe në të dyja rastet PS ka mbajtur të njëjtin qëndrim”, tha Balla.
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla u pyet ditën e sotme nga gazetarët për informacionet që kishte ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha, se ky i fundit mund të shpallet non grata nga BE. Balla tha se në deklaratën e bërë, iu është referuar prononcimit që ka dhënë presidentja e KE-së. Po ashtu, ai mendon se qëndrimi që ka mbajtur SHBA dhe Britania e Madhe për shpalljen non grata të Berishës, duhet të mbahet edhe nga BE.
Pyetja: Berisha non grata nga BE, çfarë informacioni keni ju?
Balla: Unë i jam referuar deklaratës së presidentes së KE në parlament, në fillim të shtatorit, kur zonja Von der leyen ka kërkuar që edhe BE të njehsojë masat e veta. Ju e dini se arsyeja e shpalljes non grata është korrupsion dhe minim i demokracisë, deklaratën e Borell e shoh me të njëjtën linjë. Fakti që je non grata, është fakt dhe për Britaninë e Madhe dhe për BE. Ka një proces për të bërë mekanizmin e sanksioneve, pyesni Borell kur mekanizmi të jetë vënë, mendoj se do jetë njësoj edhe në Britani. Qëndrimi i BE duhet të jetë i njëjtë me SHBA dhe Britaninë.
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj do rikandidojë në zgjedhjet e 14 majit. Për gazetarët, ai tha se lidhur me rastin e Mallakastrës nuk ka asnjë ndalim. Më tej shtoi se fakti që dikush thirret në SPAK nuk të ndalon të kandidosh, duke iu referuar rastit të kryebashkiakut të Krujës, Artur Bushit.
Balla u shpreh se përgjegjësitë në politikë janë personale dhe jo partiake.
“E para, ka të bëjë me një pakt të gjithëpranuar, se reforma në drejtësi është më e rëndësishmja që ka ndërmarrë PS gjatë qeverisjes. Kemi ardhur në 2013-ën para shqiptarëve me qëllimin që duhet të ndryshonim mendësinë e drejtësisë, se para asaj janë të barabartë të gjithë. Reforma në drejtësi ka ngritur institucione se po japin rezultate. Kur duhet të ngriheshin institucionet e reja, opozita ishte në çadër. Opozita ka bërë përpjekje për të penguar procesin e vettingut, pasi pa bërjen e tij, nuk ngrihej dot SPAK. Nëse do hidhni një sy drejt vendit fqinj, Italisë, mund të shihni se çdo muaj ke një kryetar bashkie që ke raste të tilla. Kjo është gjë që nuk ka të bëjë dhe s’ka koment nga ana jonë. PS nuk është zyrë avokatie për askënd. Përgjegjësinë përballë ligjin e ka përballë. Qoftë ai i kryetari i bashkisë së Bulqizës tani dhe ai i 2 viteve më parë, janë arrestuar nga SPAK. Në SHBA FBI shkon në shtëpinë e presidentit Biden. S’di që t’i thotë PS amerikane që; a mbani ju përgjegjësi se FBI bastis banesën e presidentit. Në politikë përgjegjësitë janë personale. PS ka vendosur një standard, që uroj dhe ua sugjeroj që ta ketë çdo politikan. Kryetari i bashkisë së Mallakastrës s’ka asnjë dënim apo vendim që mund ta penalizojë atë për të rikandiduar.”, tha kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla.
Pyetje-përgjigje:
Balla: Nëse një qytetar shqiptar gjatë kohës në emigracion është dhunuar apo ka pasur një problem që nuk ka asnjë lloj dënimi pr një vepër penale, janë çështje që çdo qytetar shqiptar në emigracion i ka vuajtur.
Pyetja: Përse vendosni persona me precedent penal, nuk ka njerëz të tjerë në PS?
Balla: Sot në SPAK janë thirrur shumë persona edhe drejtuesit më të lartë të politikës. Zoti Bushi është thirrur në SPAK si person që ka dijeni për një çështje. Tani sipas jush nëse thirresh në SPAK nuk kandidon më ? Unë e përshëndes punën e zotit Dumani. Por fakti që thirresh në SPAK, nuk të ndalon të kandidosh. Ne kemi një ligj që përcakton artë rastet e mos-kandidimit dhe ai ligj është i panegociueshëm për këdo. Thirrje ime për këdo që i ka shërbyer sigurimit të shtetit dhe është përfshirë në veprimtarinë e tij të mos kandidojë as për kryetar bashki dhe as për Këshilla sepse ligji do të funksionojë.
Pyetja: Krybashkiaku i Mallakastrës do të kandidojë?
Balla: Sa i përket rastit të Mallakastrës nuk ka asnjë ndalim dhe ai do të jetë kandidati ynë.
Pyetja: Emër të ri për Bulqizën. Lefter Alla pas hekurave?
Balla: Unë u thashë të gjejnë avokat. PS nuk është zyrë avokatie Unë nuk komentoj asnjë deklaratë.
Comments